Asgjësohen 1346 kg drogë, e sekuestruar në disa operacione
Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar dje një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të sekuestruar përgjatë disa operacioneve të policisë. Burimet zyrtare nga policia lokale thanë se asgjësimi është bërë pas vendimit të formës së prerë që kanë marrë gjykatat. Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Virua të qytetit Gjirokastër, larg qendrës së banuar, është bërë asgjësimi i lëndës narkotike e cila është kapur gjatë aksioneve që policia e Gjirokastrës ka zhvilluar nga viti 2005 deri në 2007. Kjo lëndë narkotike ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ruhej në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Asgjësimi i kësaj lënde narkotike, e cila është e sekuestruar në cilësinë e provës materiale është bërë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për 6 vepra penale të cilat kanë marrë vendim të formës së prerë. Prokurorët e Seksionit të Zbatimit të Vendimeve Penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në bazë të urdhrit të lëshuar nga ky institucion, për ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë kanë asgjësuar provat e 6 vendimeve penale, ku janë djegur 1346 kilogramë mariuanë dhe 18 kilogramë heroinë. Ndërsa për sasinë tjetër të kapur në aksionet e tjera asgjësimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale do të bëhet pasi gjykata të shprehet me vendim të formës së prerë. Për procedimin e parë prej 70 kilogramë mariuanë janë implikuar 2 autorë të cilët po vuajnë dënimin. Për procedimin e dytë, për 2 kilogramë heroinë është implikuar një autor dhe është duke vuajtur dënimin. Për procedimin e tretë, për 10 kilogramë mariuanë, është implikuar 1 autor dhe është duke vuajtur dënimin. Për procedimin e katërt për 16 kilogramë Heroinë janë implikuar 2 autorë, të cilët janë duke vuajtur dënimin. Për procedimin e pestë për 120 kilogramë mariuanë, janë implikuar 2 autorët të cilët janë duke vuajtur dënimin. Për procedimin e gjashtë, për 1146 kilogramë mariuanë, janë implikuar 2 persona të cilët po vuajnë dënimin.