Trafiku i drogës, kapen me 4.3 kg 3 shqiptaro-maqedonas
Duke shfrytëzuar ndeshjen Suedi-Shqipëri që zhvillohej në kryeqytetin shqiptar, tre shtetas shqiptaro-maqedonas menduan ta maskonin qëllimin real të udhëtimit të tyre nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë. Por, për fat të keq të tyre, policia maqedonase kishte rënë në gjurmë të aktivitetit të tyre dhe ka vënë menjëherë në dijeni autoritetet shqiptare, të cilat në orët e vona të dy ditëve më parë vuri në pranga tre shqiptaro-maqedonasit dhe bëri të mundur sekuestrimin e 4.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë. Operacioni i koduar “Tifozët” u finalizua dy net më parë në qytetin bregdetar të Durrësit nga Drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga ku u bë i mundur arrestimi i tre shtetasve maqedonas, si dhe sekuestrimin e 4.3 kg lënde narkotike, e dyshuar heroinë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Isein Nasufi, 41 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare maqedonase, Dritan Gjura, 33 vjeç, me profesion mësues dhe Madrit Istrefi, 30 vjeç, që të tre lindur e banues në Strugë, Maqedoni. Të tre personat rezultonin të kishin ardhur në Shqipëri për të parë ndeshjen Suedi-Shqipëri, emër nga i cili mori pikënisjen dhe operacioni i koduar.
Hetimi
Nga hetimet paraprake dyshohet se njëri prej tyre, Nasufi, e ka përdorur funksionin e tij si punonjës kufiri për të trafikuar lëndë narkotike. Dyshime për të ka pasur dhe nga policia maqedonase, pasi operacioni “Tifozët” është realizuar pas informacionit të shkëmbyer nga policia shqiptare dhe ajo maqedonase. Si rezultat i punës hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i 4.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, që kanë qenë të vendosura në një automjet tip “Golf” dhe që kishte destinacion Italinë. Në cilësinë e provës materiale, përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 30.500 USD, 6 mijë franga zvicerane, mjeti “Golf” dhe 4 celularë. Nga Policia e Shtetit mësohet se të tre personat janë përfaqësues të një grupi ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por që në këtë rast Policia Kriminale i ndaloi para se ata të kalonin lëndën narkotike në Itali. Arrestimi i këtyre shtetasve, bënë të ditur burimet zyrtare policore, është bërë për veprën penale të "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet e kryera me metoda speciale ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku, i cili dyshohet se mund të jetë më i gjerë se aktiviteti i 3 shqiptarëve nga Maqedonia.
Të arrestuarit
Isein Nasufi, 41 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare maqedonase.
Dritan Gjura, 33 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me profesion mësues.
Madrit Istrefi, 30 vjeç, lindur e banues në Strugë-Maqedoni, me arsim 8 klasë.
Akuza
“Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”