Vorë; Përplasja me maunen, aksidentohen rëndë 5 persona
Pesë persona që po ktheheshin nga një dasmë janë aksidentuar rëndë në Vorë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur një automjeti tip “Benz” me targa MI 1979 A, ku ndodheshin 5 personat e që udhëtonte në drejtim të Vorës, ka goditur nga pas një maune me targa Kuçove 27 16 A. Si pasojë e goditjes janë plagosur në gjendje të rëndë 5 personat, të cilët, sipas burimeve zyrtare policore, ktheheshin nga një dasmë. Policia e Tiranës ka filluar hetimet rreth aksidentit. Sipas bluve të kryeqytetit, dyshohet se përplasja e mjeteve ka ndodhur si pasojë e tentativës për parakalim me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa drejtuesi i “Benz”-it ka qenë në gjendje të dehur. Të 5 të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në repartin e reanimacionit, në gjendje kritike për jetën.