Trafiku klandestin, 3 në liri, tetë me “arrest me burg”
Masa
Dy të lirë, një “arrest shtëpie” dhe tetë me “arrest me burg”. Këto kanë qenë masat e arrestit të vendosura dje nga gjyqtarja Marjana Dedi, pas kërkesës së prokurorit të çështjes dhe pretendimeve të avokatëve dhe vetë të arrestuarve. 11 të arrestuarit për trafik klandestin janë shoqëruar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë. Seanca ka zgjatur disa orë dhe të arrestuarit janë futur një nga një në seancë për vleftësimin e masës së arrestit. Gjatë seancës, disa prej të akuzuarve kanë pranuar para togave të zeza vetëm transportin e personave të ndryshëm kundrejt shumave të vogla, ndërkohë që pjesa tjetër ka preferuar të mos japë më tepër shpjegime ose ka mohuar implikimin në trafikun klandestin. “Detyrim me paraqitje” ka vendosur gjykata për Vasil Çinin e Sefer Çollakun, ndërkohë që ka lënë me arrest shtëpie punonjësin e policisë Ismet Rroqin. Për tetë të arrestuarit e tjerë është lënë në fuqi masa “burg pa afat”, duke i lënë kohë në dispozicion organit të akuzës të grumbullojë provat e duhura për të provuar fajësinë. Arrestimi i tyre është bërë katër ditë më parë nga SHKB në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë të Qarqeve Tiranë, Korçë, Fier dhe Vlorë, përfunduan me sukses operacionin e koduar “Korridor i lirë”. Shtetasit Leonard Belortaja, Artur Likollari, Altin Qatipi, Edmond Tollkuçi, Manol Xhamia, Ilir Çipi, Mihal Shuli, Ismet Rroqi, Sefer Çollaku dhe Rajmond Duro akuzohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv nga punonjës që ushtrojnë funksione publike”, “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi”, “falsifikim i pasaportave, vizave, formularëve”, “falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “prodhim i mjeteve për falsifikim dokumentesh”, të kryera në bashkëpunim, vepra penale të parashikuara nga nenet 244, 298, 186, 189, 190, 191, 192 dhe 25 të Kodit Penal. Hetimet që zbardhën trafikun kishin rreth 6 muaj që zhvilloheshin, duke përdorur metodat speciale të hetimit, nga ku ka rezultuar se ky grup funksiononte për një periudhë të gjatë kohe si një rrjet i mirorganizuar për kalimet e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali. Burimet nga akuza bënë të ditur se aktualisht është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale që këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjës të policisë të Pikës së Kontrollit të kalimit Kufitar në Kapshticë, realizonin kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve të ndryshëm nga territori i Republikës së Shqipërisë për në territorin grek, ku përfitimet nga ky aktivitet shkonin deri në 2000 euro për çdo person. Gjatë kryerjes së këtij aktiviteti, personat e arrestuar falsifikonin dokumente të ndryshme si pasaporta, viza, certifikata, leje qëndrimi e çdo lloj dokumenti tjetër që u nevojitej.