Tragjedia e Gërdecit, shkon në 19 numri i viktimave
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore mbërritën të enjten edhe dy viktima të tjera. Drejtori i këtij Instituti, Besim Ymaj, u shpreh se një nga viktimat i përket seksit mashkull dhe është identifikuar nga i vëllai. Disa nga viktimat janë ende të paidentifikuara për shkak të shkatërrimit të trupave nga shpërthimi. “Veç viktimave që janë gjetur sot, ka edhe tre të tjera, dy të seksit mashkull dhe një femër, që janë ende të paidentifikuara. Aktualisht numri i tyre është 19, 12 prej tyre janë marrë nga familjarët”, - sqaroi Ymaj. Ndërkohë që familjarët presin para morgut për të marrë vesh nëse ndonjë nga të afërmit e tyre është gjetur. Ndërkohë që u duhet të lëvizin sa në një pavijon te tjetri dhe më pas te morgu, pasi familjarët e tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërsa numri i të prekurve për çdo familje është i madh.
Lista aktuale e viktimave
Jetmir Sali Ballazhi Mashkull, 19 vjeç
Muhamet Ramiz Hoxha, mashkull, 57 vjeç
Rajmonda ( Medi ) Durda, femër, 40 vjeçe
Besim Fadil Canga, mashkull, 57 vjeç
Roland Gëzim Alla, mashkull 20, vjeç
Hysen Abaz Cani, mashkull, 52 vjeç
Liljana Deliu, femër, 23 vjeçe
Jetmir Qemal Deliu, mashkull, 21 vjeç
Reshit Haxhi Kruja, mashkull, 47 vjeç
Flavio Deliu, mashkull, 3 vjeç
Kufomë e karbonizuar (mendohet Mehmet Laze Azizi), mashkull rreth 60 vjeç
Kufomë e karbonizuar (mendohet Bukurie Cani), femër, rreth 48 vjeç
Kufomë e karbonizuar, femër e paidentifikuar
Kufomë e karbonizuar, mashkull i paidentifikuar
Kufomë e paidentifikuar
Kufomë e paidentifikuar
Kufomë e paidentifikuar
21 Mars 2008