Tragjedia, fshati Gërdec shpallet “zonë fatkeqësie”
Qeveria dhe Shtabi i Emergjencës, i kryesuar nga kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas tragjedisë së shpërthimeve eksplozive të fshatit Gërdec në afërsi të Tiranës, kanë shpallur zonën si “zonë fatkeqësie”. Gjatë një konference për shtyp dje në mbrëmje, kryeministri Berisha ka zbardhur marrjen e vendimit të qeverisë për ngritjen e një grupi të specializuar pune të drejtuar nga kryeministri, i cili do të bëjë verifikimin e fatkeqësisë, të dëmit dhe të përmasave të tragjedisë, për të vijuar deri në zbardhjen e shkaqeve të saj. a
17 Mars 2008