Tragjedia në Bulqizë, gjendet i vdekur minatori
Arjan Duva mbeti i bllokuar nën tokë që pasditen e së dielës. Ishte dhënë urdhër të mos lejohej nxjerrja e mineralit
Bulqizë - Janë mbyllur në mënyrë tragjike kërkimet në galerinë e shembur në Minierën e kromit në Bulqizë. Trupi i minatorit Arjan Duva është gjetur i pajetë në galeri mëngjesin e djeshëm, pas kërkimeve të specialistëve të avari-shpëtimit, që mbërritën në vendngjarje nga Tirana. Pas disa orësh forcat e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupin e 38-vjeçarit, i cili 4 ditë më vonë kishte planifikuar të shkonte në Greqi.
Ngjarja
Minatori Arjan Duva, nga fshati i Fushë-Bulqizës, mbeti i bllokuar në galerinë D të minierës, pas shembjes së tavanit në brendësi të saj pasditen e së dielës dhe nxjerrja e tij prej aty ka qenë e pamundur. Së bashku me minatorin Duva, në galeri ndodhej edhe Astrit Kuka, i cili ka mundur të dalë jashtë gjatë kohës së shembjes, me disa plagë të marra në trup. Te dy personat kanë hyrë në një galeri, që ishte e bllokuar për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste. Ata kanë mundur t’i shpëtojnë edhe vëmendjes së rojës që ruante galerinë. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se 38-vjeçari kishte hyrë në tunel me një litar, të cilin e mbante lart shoku i tij, Astrit Kuka. Pak para se të dilnin u shemb muri i galerisë, duke zënë poshtë 38-vjeçarin, ndërsa është plagosur 34-vjeçari Kuka. Ky i fundit arriti të dilte nga galeria duke dhënë alarmin për kolegun e mbetur nën tokë. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin e Bulqizës dha tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Rastet
Arjan Duva është një tjetër minator që humb jetën në galeritë e Minierës së Bulqizës, në përpjekje për të nxjerrë prej aty krom e për të fituar bukën e gojës. Ishte 26 maji i vitit 2008 kur u shënua aksidenti i radhës, në të cilin mbeti i vdekur 60-vjeçari Mehmet Rama. I ndjeri punonte në Minierën e Batrës. Rama ishte nga fshati Gurrë i Matit, ndërsa mësohet se vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Ky ishte rasti i tetë kur gjenin vdekjen brenda disa muajsh në galeritë e minierës 8 minatorë. Madje nuk kishin kaluar as 5 ditë nga aksidenti që i mori jetën 43-vjeçarit Nevruz Gjoka nga Bulqiza dhe u plagosën 2 të tjerë, të cilëve iu dha ndihma e parë në spitalin e qytetit. Më 28 gusht të vitit 2007 miniera e ferro-kromit në Bulqizë i mori jetën një tjetër minatori. Medi Jani, 45 vjeç, gjeti vdekjen brenda minierës, pikërisht në nivelin e 13-të. Vdekja e tij u tha se kishte ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë, ndërsa tragjedinë e ka konfirmuar Konfederata e Minatorëve. Vdekja e 45-vjeçarit ishte e katërta në këtë minierë brenda dy muajve, korrik-gusht, pasi kushtet e minierës janë shumë të këqija.
Box
METE: “Nuk ka leje për galeritë jashtë shfrytëzimit”
“Galeria 62 në zonën qendrore-jugore të minierës së Bulqizës, ku dy ditë më parë ndodhi një aksident, ka qenë e mbyllur me shembje, pasi ndodhet brenda zonës së kategorisë së parë, e caktuar me Urdhër të ministrit të Ekonomisë, Nr. 488, datë 30.06.2008, për të cilën nuk parashikohet asnjë dhënie leje për shfrytëzim”, - thuhet në deklaratë. Sipas METE-s, në fund të muajit shtator 2008 hyrja e kësaj galerie është mbyllur me shembje në prezencë të forcave të policisë. Dy banorë të zonës u futën në këtë galeri në një nga zonat e shembura dhe duke shfrytëzuar pushimin e së dielës kanë hapur një kalim të ngushtë sa për t’u futur barkas dhe kanë punuar për disa orë, derisa njëri prej tyre u aksidentua me pasojë vdekjen. Burime zyrtare të METE-s thanë gjithashtu se kjo galeri nuk ka lidhje jo vetëm me DARFO-n, por me asnjë leje tjetër shfrytëzimi të dhënë në këtë zonë, e cila si dhe dhjetëra të tjera që gjenden në një zonë rreziku të kategorisë së parë, nuk do të jepen asnjëherë me leje shfrytëzimi. Reparti i Inspektim Shpëtim-Minierave ishte prezent që në momentet e para pas aksidentit dhe në bashkëpunim me organet e Rendit dhe të Prokurorisë, ka përcaktuar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, METE bëri të ditur se do të vijojë të bashkëpunojë me organet e Rendit dhe Prokurorinë, në mënyrë që aksidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Edi Rama shpreh hidhërimin për vdekjen e minatorit
“Shpella e vdekjes ka rrëmbyer një tjetër jetë në Bulqizë, të gjashtëmbëdhjetën. Qeveria shqiptare vazhdon të mbajë sytë dhe veshët e mbyllur ndaj këtij zinxhiri tragjedish, që për muaj me radhë po krijon viktimë pas viktime, duke lënë jetimë fëmijë dhe duke pllakosur në varfëri familje të tëra. Fatkeqësisht, dora e shtetit sot është inekzistente, jo vetëm për të mbrojtur jetë e parandaluar këto tragjedi që tashmë nuk mund të quhen më të papritura, por edhe për t’u solidarizuar me familjet fatkeqe, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje”, -thuhet në deklaratën e kryesocialistit. Edi Rama shpreh keqardhjen dhe hidhërimin më të thellë për humbjen e jetës së minatorit 38-vjeçar Arjan Duva në qytetin e Bulqizës dhe njëkohësisht i bën thirrje qeverisë për t’i dhënë fund korrupsionit tragjik që po merr çdo ditë jetë të pafajshme. “Marrja e masave të menjëhershme për normalizimin e punës në minierat e të gjithë vendit dhe respektimin e kushteve elementare të sigurisë nuk mund të presë ditën e ndryshimit, qershorin që vjen. Masat duhen marrë sot”, - përfundon Rama.
27 Janar 2009