E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Zhoze Murinjo shpreson qe lojtaret e ekipit te mos largohen ne janar

Kryesuesi i kampionatit spanjoll, Reali i Madridit, nuk është një skuadër pa shqetësime dhe këtë e di mirë edhe trajneri i saj. Disa prej lojtarëve edhe mund të largohen, pasi kanë luajtur shumë pak gjatë gjysmës së parë të sezonit, por Zhoze Murinjo shpreson që kjo të mos ndodhë, i ndërgjegjshëm se një sezon kaq i vështirë kërkon një ekip me shumë futbollistë.
“Ne e nisëm së bashku dhe unë do të doja që ta përfundonim së bashku këtë sezon. Nuk dua që të largohet ndonjë nga lojtarët. Lojtarët e dinë këtë gjë, edhe drejtuesit, por ju e dini se deri më 31 janar gjithçka është e hapur”, tha Murinjo.
Në Kupën e Mbretit, Reali do të ketë përballë Malagën, një klub që ka shpenzuar 100 milionë euro gjatë verës për të blerë lojtarë dhe Murinjo e di se kundërshtari do të jetë ambicioz.
“Ne po flasim për një skuadër që ka bërë investime të mëdha dhe askush nuk bën investime të tilla pa menduar edhe për fitimet” u shpreh ai.
Gjithsesi, nëse Reali kalon Malagën, kundërshtari i radhës do të jetë vetë Barcelona. Pra, mund të kemi një tjetër klasike të madhe në Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›