E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, "mësues" i italishtes te Palermo

 

Samir Ujkani, portieri i Kombëtares shqiptare, bën edhe rolin e profesorit të italishtes te skuadra e Palermos. Gardiani kuqezi po ndihmon të mësojë gjuhën italiane, mbrojtësit danez, Simon Kjaerit. Sipas danezit, portieri kuqezi është i vetmi në skuadrën e Palermos që po e ndihmon në këtë drejtim. "Samiri është i vetmi që mundet dhe që po më ndihmon ta mësoj gjuhën italiane. Falënderoj edhe trajnerin, i cili ma ka dhënë besim dhe më flet në gjuhën angleze", theksoi ai. Ndërkaq, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka luajtur me skuadrën e të rinjve të mërkurën dhe ka mbajtur të paprekur portën e tij në sfidën kundër Romës. Ujkani ka marrë elozhe nga stafi teknik, por edhe nga tifozët e Palermos, që e kanë cilësuar atë një futbollist me të ardhme të madhe. Portieri do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Udinezes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›