E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i krediteve të Masterit të Nivelit të Dytë

Doktoratura

Në doktoratë do të shkohet vetëm nëpërmjet masterit të shkencave ose diplomave ekuivalente me të, që vijnë nga vendet e tjera prej studimeve të integruara të ciklit të dytë. Kreditet e masterit, që zgjat 1.5 vjet, mund të transferohen për studimet master i shkencave dhe kjo është kompetencë e universitetit që përcakton se cilat module dhe sa kredite janë të transferueshme.

Ndryshimet që ndodhin në studimet e doktoratës lidhen me faktin se pas vitit të parë të studimeve teorike, kandidatët kalojnë në një provim të përgjithshëm teorik që e organizon universiteti. Ai ka kompetencë të plotë të vendosë kritere për kalimin në fazën e dytë të zhvillimit të projektit kërkimor. Element i dytë i rëndësishëm është se kandidatët që regjistrohen në studimet e doktoraturës, përpara se të fillojnë projektin kërkimor, duhet të paraqesin certifikatën e zotërimit të gjuhës angleze të njohur në shkallë internacionale me një numër pikësh që e vendos universiteti.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›