E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i studimeve,shpallen emrat e 187 fituesve

 

zirina llambro

Shpallen emrat 187 kandidatëve fitues që do të transferojnë   studimet në Fakultetet e Universitetit të Tiranës. Aplikantët deri tani kanë qenë të regjistruar në shkolla të tjera të larta brenda dhe jashtë vendit. I vetmi fakultet ku fituesit nuk janë shpallur është ai i Mjekësisë. Dy ditë e fundit në rektoratin e Tiranës kanë mbërritur dhjetëra ankesa të aplikantëve për mënyrën si janë përzgjedhur fituesit. Në fakt, ndërsa të gjithë fakultetet e tjera kanë afishuar listën e kritereve te Mjekësia kjo procedurë ka munguar. Pas ankesave të vetë studentëve  Rektorati i Tiranës ka vendosur të mos firmosë listën me fituesit e shpallur nga krerët e Fakultetit të Mjekësisë. ”Bashkangjitur keni 187 emrat, të cilët janë transferuar për të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, me përjashtim Fakultetin e Mjekësisë. Emrat e fituesve në këtë fakultet nuk janë shpallur ende, për shkak të një sërë ankesash nga kandidatët, të mbërritura në rektorat, për mungesë transparence në procedurat e shpalljes së fituesve nga ana e komisionit të posaçëm i ngritur nga dekanati i këtij Fakulteti”, thuhet në deklaratën për mediat të rektoratit të UT. Krerët e UT bëjnë me dije se çështja po shqyrtohet dhe po merren shumë detaje dhe informacion për secilin kandidat të shpallur fitues. Kjo do të thotë se Fakulteti i Mjekësisë do të ridërgojë listën me emrat e fituesve dhe kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur. Pas përmbushjes së kushteve, lista e fituesve për transferimet e studimeve do të shpallet zyrtarisht edhe në Fakultetin e Mjekësisë. Çdo vit Këshilli i ministrave miraton kuotat përkatëse për studentët, që do t’u jepet mundësia të tranferojnë studimet nga një institucion arsimor në një tjetër. Kanë të drejtë të transferojnë studimet të gjithë ata aplikantë që kërkojnë të ndjekin sistemin e ditës, ndërsa ndodhen me korrespondencë, të ikin nga sistemi privat në sistemin shtetëror. Po ashtu, kanë të drejtë të transferojnë studimet të gjithë ata kandidatë, të cilët kanë fituar një të drejtë studimi në universitetet jashtë vendin dhe kërkojnë të transferohen definitivisht në Shqipëri.

LISTEN E PLOTE MUND TA SHIKONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›