E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Transplanti, presim mjekët italianë”

 

Nuk dihet me siguri nëse transplanti i parë i veshkës do të kryhet apo jo në datën 26 mars. Gjithçka të bën të mendosh se do të ketë sërish shtyrje afatesh. Ministria e shëndetësisë kundërshton këtë, por nga ana tjetër nuk jep garanci 100% për realizimin e tij brenda datës së vendosur. “Presim mjekët italianë, nga ana jonë gjithçka është gati. Edhe salla operatore edhe pacientja që do të kryejë ndërhyrjen”, pohuan burime të sigurta nga ministria. Gjithçka mbetet për t’u parë pas dy ditësh. Edhe nëse nuk realizohet, për veshët e lodhur të pacientëve kjo nuk përbën me asnjë çudi. Që prej më shumë se 4 vjetësh mbivendosen datat dhe asgjë nuk bëhet konkretisht. Pas disa projekteve të dështuara kësaj herë transplanti i veshkës në spitalin “Nënë Tereza” është drejt finalizimit në sajë të projektit Interreg 3 i financuar nga Komuniteti Evropian. Pacientja që do ta ketë e para fatin të kryejë ndërhyrjen e rëndësishme është një 20-vjeçare nga Devolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›