E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thikë në bark të riut, ndalohet minoreni

20/02/2009  Fëmija 13-vjeçar ishte grindur me 17-vjeçarin disa ditë më parë, i zuri pritë

I plagosuri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, jashtë rrezikut

DURRES- Është ndaluar nga policia e Durrësit minoreni E. H., nxënës në një nga shkollat e qytetit. Nxënësi 13-vjeçar, i cili studion në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” është grindur me të riun Mehmet Sh., 17 vjeç, i lindur dhe banues në lagjen numër 18 të qytetit. Sherri sipas policisë ka nisur disa ditë më parë pa bërë të qartë motivin. Një ditë më parë 13-vjeçari kishte marrë një thikë dhe ka dalë pikërisht në të njëjtin vend ku ai ka bërë sherr me 17-vjeçarin, banor i lagjes 16 të qytetit të Durrësit. Policia ka thënë se pas pritës minoreni e ka qëlluar17-vjeçarin me thikë, i cili më pak ka përfunduar në spital në gjendje jo të lehtë shëndetësore. Sipas raportimeve të bluve të Durrësit, i riu i plagosur i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për t’i shpëtuar jetën. Mjekët e kanë mbajtur në sallën e kirurgjisë për më shumë se 1 orë dhe sipas bluzave të bardha i dëmtuari ka dalë nga gjendja kritike. Për shkak të moshës policia është detyruar të lërë të lirë minorenin. Për të zbardhur këtë ngjarje policia ka kërkuar edhe ndihmën e bashkëmoshatarëve të agresorit si dhe të prindërve të të rriturit të dëmtuar. Për efektivat e policisë grindjet mes minorenëve si dhe përdorimi i mjeteve të ftoha si thikë, levë, kaçavidë e mjete të tjera ka vënë në rrezik disa herë jetën e të plagosurve. Ndonëse në bashkëpunim me PNUD-in janë organizuar një sërë takimesh në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve për rreziqet që vijnë nga përdorimi i armëve të ftohta, numri i të dëmtuarve është shumë i lartë. Vetëm gjatë vitit të shkuar u regjistruan shumë raste të konfliktimeve mes minorenëve, grindje të cilat degjeneruan deri në plagosje apo dhe vrasje.

MINORENËT

Për efektivat e policisë grindjet mes minorenëve si dhe përdorimi i mjeteve të ftoha si thikë, levë, kaçavidë e mjete të tjera ka vënë në rrezik disa herë jetën e të plagosurve. Ndonëse në bashkëpunim me PNUD-in janë organizuar një sërë takimesh në kuadër të ndërgjegjësimit të fëmijëve për rreziqet që vijnë nga përdorimi i armëve të ftohta, numri i të dëmtuarve është shumë i lartë. Vetëm gjatë vitit të shkuar u regjistruan shumë raste të konfliktimeve mes minorenëve, grindje të cilat degjeneruan deri në plagosje apo dhe vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›