Tre fitore, Juventusi kalon Milanin
Java e 23-të e kampionatit italian është karakterizuar nga golat në minutat e fundit të lojës. Ditën e djeshme, në përballjet e mesditës, Fiorentina, Udineze dhe Juventus, arritën fitoren falë golave në momentet e fundit të takimit. Ndërkohë, bie në sy edhe fakti që janë marrë pesë kartonë të kuq, të cilët kanë ndikuar edhe në fatet e ndeshjeve përkatëse. Bardhezinjtë e Ranierit arritën të marrin tre pikët që e çojnë në vendin e dytë, ndërkohë që Lacio vazhdon serinë negative, duke pësuar një humbje në Firence, ndërsa Roma arriti të mund bindshëm Xhenoan, duke iu afruar zonës Champions. Sampdoria me Sienën dhe Torino me Kievon janë kënaqur me nga një pikë.