Tre grevistë të tjerë lënë çadrat
Përkeqësimi
Ka arritur në 35 numri i grevistëve të urisë që janë detyruar të braktisin çadrën e ngujimit për t’iu drejtuar spitalit. Kështu dje duke nisur nga orët e paradites, e deri në pasdite, 3 grevistë të tjerë kanë shfaqur simptoma shqetësuese duke e detyruar ekipin mjekësor që të vendosë largimin e tyre. Përparim Metaj, 39 vjeç, Astrit Cengu, 36 vjeç nga Kukësi dhe Ferit Leka, qytetar nga Elbasani, njëkohësisht vëllai i deputetit të këtij qarku, Agim Leka janë pjesëmarrësit që kanë mbërritur në QSUT për shkaqe shëndetësore. Ndërkohë, burime nga greva e urisë bëjnë të ditur se edhe pjesëmarrës të tjerë kanë nisur të përkeqësohen duke paralajmëruar se transportimi i tyre për në spital është vetëm çështje kohe.
#