E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre makina përplasen në rrugën e plazhit të Velipojës, një i vdekur

SHKODËR - Një 48 vjeçar nga rrethi i Shkodrës gjeti vdekjen dje në mbrëmje, ndërsa dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete.


Aksidenti, ndodhi në rrugën e plazhit të Velipojës, pranë fshatit Bërdicë, për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme 48 vjeçari Gjon Shulza, banor i fshatit Reç të komunës Velipojë, i cili drejtonte mjetin tip Benz me targë TR 6074 M, ndërsa u plagosën shtetasit Gj.SH dhe R.Sh, të cilët udhëtonin me një automjet tjetër. Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës.


Në aksident u përfshi dhe një automjet tip kamion, drejtuesi i të cilit, Fatbardh Boshti, 35 vjeç, nga Shkodra, është shoqëruar në komisariat, ku po i nënshtrohet hetimeve rreth kësaj ngjarjeje.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›