Tre tituj shqiptarë përballë duetit kroato-boshnjak
Në sallën e teatrit të qytetit bregdetar “Aleksandër Moisiu” kanë konkurruar tre filmat me metrazh të gjatë, si “Dora e ngrohtë” e regjisorit Kujtim Çashku, “Rrethimi i vogël” i regjisorit Saimir Kumbaro dhe “Sekretet” i regjisorit Spartak Peçani, si dhe “Living and the dead”, i cili është një bashkëprodhim kroato-boshnjak
Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit, edicioni i parë i filmit me metrazh të gjatë në Shqipëri, që po zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit, ka prezantuar ditën e djeshme pretendentët e radhës për çmimin e madh. Konkurrentët e ditës së pestë për “Gladiatorin e Artë” kanë qenë tre tituj shqiptarë dhe një bashkëprodhim kroato-boshnjak. Në sallën e teatrit të qytetit bregdetar “Aleksandër Moisiu” kanë konkurruar filmat me metrazh të gjatë si “Dora e ngrohtë” e regjisorit Kujtim Çashku, “Rrethimi i vogël” i regjisorit Saimir Kumbaro, me të cilin ka fituar çmimin e parë në festivalin shtatë të filmit shqiptar, “Sekretet” i regjisorit Spartak Peçani, si dhe “Living and the dead” i cili është një bashkëprodhim kroato-boshnjak.
Për çmimin e madh ka garuar filmi artistik “Sekretet” i regjisorit Spartak Peçani, një bashkëprodhimi shqiptaro-gjerman i cili vendos ngjarjet në Shqipërinë e pas viteve ‘90.
Bëhet fjalë për një individ që është ngritur dhe është rrëzuar sërish nga ndryshimi i sistemeve social-politike, sisteme që nuk i japin asnjë shans të shprehë identitetin e tij. Në qendër të minutave të filmit është Landi, i interpretuar nga Neritan Liçaj. Personazhi tregon një individ të rrënuar shpirtërisht në të dy sistemet politike që kaloi Shqipëria. Aktorët kryesorë të filmit “Sekretet”, janë Neritan Liçaj dhe Ermela Teli, Ndriçim Xhepa, Eftiola Laçka dhe në një rol të shkurtër interpreton edhe aktorja e njohur Drita Pelingu, si dhe disa aktorët e tjerë. Ndërkohë që filmi starton në këtë mënyrë: Një lagje e qytetit zgjohet në mes të natës nga lehje të egra dhe të frikshme. Gjithsesi, nuk janë të lehurat e një qeni, por të një banori të vetmuar të quajtur Landi. Pasi raportohet nga komshinjtë, ai dërgohet në një spital psikiatrik. Aty, një mjeke përpiqet të zbulojë arsyet e kësaj gjendjeje mendore dhe nëpërmjet rrëfimeve të Landit zbulohet fati i individit të zakonshëm në Shqipërinë e tranzicionit. Nga gjithë ky kaos Landi mbetet vetëm dhe aksidentalisht miqësohet me një qen të humbur. Zbulohet që qeni i përket një ambasade të huaj dhe një grup gjysmë mafioz po e kërkon për interesat e tyre. I paaftë për të mbrojtur veten gjatë gjithë jetës së tij, Landi me forcë mbron qenin, mikun e tij të vetëm të vërtetë. Filmi është xhiruar kryesisht në Tiranë dhe në rrethinat e saj. Pjesët më të shumta të filmit “Sekretet” u realizuan me bashkëpunimin e tre shtëpive filmime: S.A.E TRIMEX me producent Agim Halilin (Shqipëri), Nehat Fejza (Kosovë) dhe me Carsten Happe (Gjermani). Filmi ka një kohëzgjatje prej 88 minutash dhe është realizuar me anë të një buxheti prej 55 milionë lekësh.
Po ashtu, në ditën e pestë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit është prezantuar edhe një produksion i regjisorit Kujtim Çashku, “Dora e ngrohtë”. I gjithë subjekti i filmit trajton një dramë të prodhuar në Shqipëri në vitin 1983. Skenari i filmit vjen nga Neshat Tozaj, producent “Shqipëria e re”, me muzikë të Hajg Zaharjanit.
Përmbajtja e filmit vërtitet rreth problemeve familjare në rrethin tonë shoqëror. Kështu më gjerë, djaloshi Besim nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.
Filmi “Rrethimi i vogël” është një prodhim i vitit 1986, ndërsa dje ai konkurroi mes edhe 15 filmave të tjerë. Filmi artistik me metrazh të gjatë me regji të Saimir Kumbaros, skenar të Ruzhdi Pulahës, produksion i “Shqipëria e re”, si dhe muzika e kantautorit të mirënjohur Ardit Gjebrea. Është një produksion që i përket zhanrit të dramës, ndërsa prodhuesit e filmit janë aktorët kryesorë si Minella Borova, Sotiraq Bratko, Timo Flloko, Marjeta Ljarja si dhe aktorët tjerë si Mimika Luca, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi.
Filmi na tregon një tjetër fytyrë të marrëdhënieve në familje, midis prindërve dhe fëmijëve të tyre. Përmbajtja e filmit konsiston tek personazhi protagonist, Agroni, kryetari i ri i Komitetit Ekzekutiv të rrethit i cili ndihet i rrethuar nga ndikimi i Frosës, së vjehrrës dhe disa të afërmve dhe miqve të cilët duan ta shfrytëzojnë postin e Agronit për interesat e tyre personale.
Po ashtu, së fundmi, në konkurrim ka qenë edhe një bashkëprodhim kroat-boshnjak i titulluar “Living and the dead”.
Ndërkohë që një ditë para këtyre produksioneve kanë konkurruar filmi norvegjez “Mirush” i regjisorit Marius Holst, që trajton temën e një emigranti shqiptar në Norvegji, si dhe filmi maqedonas “True miracle” (Mrekullia e vërtetë) i regjisorit Lucas Nola.
17-vjeçari nga Shkupi, aktor në Oslo
Durrës – Një aktor 17-vjeçar nga Shkupi ka qenë mbrëmjen e kaluar protagonisti i festivalit të filmit në Durrës. Nazif Muharremi është aktor në filmin "Mirush" të regjisorit Manus Holst, i cili ka për temë një histori shqiptare në sfondin e Bashkimit Evropian.
Djaloshi që personifikon në film Mirushin dhe aventurën e tij në kërkim të të atit dhe të vetvetes tha se "ishte 15 vjeç kur mori pjesë në kinoprovat konkurruese mbi rolin e Mirushit në Shkup dhe brenda pak ditësh, pasi kaloi edhe në sitën e regjisorit Holst, hyri në lëkurën e personazhit të tij të parë në kinematografi".
"Pjesa më e madhe e xhirimeve janë realizuar në Oslo, ndërsa skenat e fundit janë xhiruar në Maqedoni. Në sheshin e xhirimeve punonte një grup i madh dhe për afro 3 muaj kishte përfunduar gjithçka", - vazhdon ai.
Mirushi vihet në kërkim të të atit që konsiderohet i humbur dhe e gjen atë në Oslo, me një biznes të mirë, por edhe të mbërthyer në darën e krimit. Mirushi bëhet dëshmitar i skenave dramatike dhe zgjedhja e tij penalizon rëndë të atin. Kjo është fabula e filmit dhe aktori Muharremi thotë se "zgjidhja finale e filmit është e drejtë".
Salla e teatrit "Aleksandër Moisiu" ku mbrëmjen e kaluar u shfaq filmi "Mirush", ishte plot me spektatorë dhe specialistë, të cilët e duartrokitën filmin dhe lojën e djaloshit, i cili mëson në vitin e tretë të një prej shkollave të mesme të Shkupit.
"Dua të studioj për aktrim", - nënvizon Nazif Muharremi, duke shtuar se i pëlqen njëkohësisht basketbolli dhe muzika.
Filmi "Mirush" bazohet në skenarin e shkruar nga Harold Rosenlow Eeg dhe Lars Gudmestad. Ky film është nderuar me çmimin "Mjellma e artë" në festivalin e filmit vitin e kaluar në Kopenhagën.
17-vjeçari Muharremi thotë se do të vinte me shumë dëshirë për të interpretuar edhe në Shqipëri. "Jam shumë i gëzuar që jam këtu. Më kanë pritur shumë mirë", - përfundon ai.
Bashkëprodhimi filmik norvegjezo-maqedonas është shfaqur mbrëmjen e kaluar si konkurrues në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit që po zhvillohet në Durrës. Filmi i regjisorit norvegjez Manus Holst ka mbledhur edhe aktorë të tjerë shqiptarë si Bajrush Mjaku, Ramadan Hyseni apo Fisnik Zeqiri, ndërsa në rolin e babait të Mirushit interpreton mrekullisht aktori i njohur italian, Enrico lo Verso, një nga interpretuesit e filmave "L’America" dhe "Ladro di bambini", të regjisorit Gianni Amelio.