Tre vetë në pranga për drogë e armë
LUSHNJË- Gjatë një operacioni të koduar BUNKERI, nga shërbimet e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se në një bunker në afërsi të fshatit Konjat, komuna Dushk e rrethit Lushnjë, persona të pa identifikuar kanë fshehur armë zjarri dhe sasi lënde narkotike. Më pas u organizua puna me qëllim identifikimin e autorëve, gjetjen dhe sekuestrimin e provës materiale dhe si përfundim u arrestuan tre persona: Lirim Spahiu, 43 vjeç, i cili u arrestua për shkak se në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 1.055 kg lëndë kanabis. Artan Badini, 29 vjeç, banues ne fshatin Konjat të komunës Dushk. Në banesën i tij u gjend një sasi prej 0.965 kg kanabis; dhe Ramazan Pergjegji, 46 vjeç, banues në fshatin Konjat, komuna Dushk, e rrethit Lushnjë, pasi atij iu gjetën një armë automatike model 56, 9 kallëpe lëndë plasëse tritol, katër kapsolla detonatore, dy prej të cilave të lidhura me fije elektrike,7.3 fitil zjarrpërcjellës. Ndërsa në një bunker pranë pronës së këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike me një sasi prej 2.1 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Nga ana e shërbimeve të policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tre të arrestuarve do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Lushnjë për veprat penale ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.