Tre vetëvrasje brenda 24 orëve në Durrës
Vetëvrasjet godasin sërish në Durrës. Dy gra janë vetëvrarë, ndërsa një i ri lufton mes jetës dhe vdekjes për të njëjtin veprim kundër vetes. Mjekët e Spitalit Ushtarak janë përballur me tri raste vetëhelmimesh të mbërritura nga Qarku i Durrësit brenda të njëjtës ditë dhe deri tani kanë mundur të mbajnë në jetë vetëm njërin prej të vetëhelmuarve. Fatkeqësitë kanë trokitur në tre shtëpi, duke nxjerrë në pah realitete të ndryshme, po jo të panjohura. Numri i vetëvrasjeve vazhdon të rritet frikshëm. Një 30-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka vdekur në spital nën efektin e një lënde të fortë helmuese, të cilën e ka konsumuar pas një sherri me bashkëshortin e saj. Një tjetër grua, po nga Durrësi, 46 vjeçe, i ka dhënë fund jetës duke përdorur fostoksinë. Rrethanat që e kanë shtyrë drejt këtij akti, të paktën nga hetimet e para, duken të ndryshme nga ato të viktimës së parë. Nurie Bushi, banore e Lagjes 17 të qytetit, e martuar, jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe në këto rrethana dyshohet se ka marrë vendimin për t‘i dhënë lamtumirën kësaj jete të konsideruar të padrejtë prej saj. E ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit dy gra merrnin vendimin për t‘u ndarë nga jeta, situata nuk ka qenë e ndryshme për një 19-vjeçar nga Thumana e Krujës. I përballur me organet e hetimit për një vjedhje të kryer, Redion Gega, i vitlindjes 1990, qëndronte prej disa muajsh i izoluar në shtëpi. Që prej 7 muajsh, Gega me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, qëndronte në masë sigurie "arrest me burg". Ambienti ishte bërë mbytës për të riun dhe në kushte të një depresioni të rëndë ka konsumuar fostoksinë për t‘i dhënë fund izolimit në shtëpi. Ai është dërguar menjëherë nga familjarët e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku vazhdon të marrë mjekim, ndonëse deklarohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. E ndërsa 10-vjeçari Gega lufton mes jetës dhe vdekjes, në shtëpinë e Etleva Habibit, 30-vjeçares nga Preza e Tiranës dhe me banim në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ka rënë zia. Dy fëmijët e saj të vegjël kanë mbetur pa nënë, ndërsa babai i tyre, Fatmiri, mund të vihet nën hetim si shkaktar për vdekjen e nënës së tyre.
Nga hetimet rezultoi se Etleva është vetëhelmuar me një lëndë që ende nuk dihet e ç‘lloji është, pas një debati të ashpër me të shoqin. Me ta konstatuar veprimin e saj, i shoqi e ka dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit, po mjekët duke parë gjendjen e rëndë të saj e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak, ku dhe ka vdekur në orët e vona të ditës së mërkurë. Thuajse në të njëjtat kushte dhe kohë ka mbërritur në këtë spital edhe 46-vjeçarja nga Durrësi, Nurie Bushi, e cila në kushtet e një depresioni të thellë për shkaqe ekonomike i ka dhënë fund jetës. Dy familjet e viktimave kanë çelur mortin dhe kanë përcjellë për në banesën e fundit të dashurat e tyre, ndërsa për të tri rastet kanë nisur hetimet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes së parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Vetëvrasja është fenomeni që gjithnjë e më shumë po njeh rritje në Durrës, ashtu si dhe shkaqet e saj. Në këtë muaj u vetëvra me pistoletën e shërbimit të babait, pas një debati me të ëmën për shkollën, i biri i një polici. Të tjera tentativa ka pasur, ndërsa brenda një dite u shënuan tri viktima të këtij fenomeni. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 55 raste, nga të cilat 9 vetëvrasje dhe pjesa tjetër arriti t‘i shpëtojë vdekjes. Ndërhyrja në kohë e familjarëve dhe mjekëve i ka shpëtuar viktimat e vetvetes nga rezultati i një akti tragjik të ndërmarrë në kushte të rënduara psikike. Një nga psikologet e Qendrës së Gruas në Durrës, Armela Bejko, thotë se ekzistojnë shumë shkaqe që mund ta shtyjnë një person të bëjë vetëvrasje. Ndër më të shpeshtat konsiderohen marrëdhëniet problematike në familje, dhuna familjare dhe shoqërore, problemet në shkollë, komunikimi i mangët mes moshatarësh dhe ndjesia e izolimit, humbja e të dashurit a të dashurës, riatdhesimet e padëshiruara në rastin e emigrantëve, divorcet etj.