Tregtarët e bukës nisin kërcënimet: "Po u rrit energjia, do te rritim çmimin"
Shoqata e prodhuesve dhe tregtuesve të bukës takohet me krerët e ERE-s dhe KESH-it Shoqata e prodhuesve dhe tregtuesve të bukës takohet me krerët e ERE-s dhe KESH-it
Ervin KOÇI
Rritja e çmimit të energjisë mund të sjellë menjëherë edhe shtrenjtimin e ushqimit bazë për shqiptarët, bukës. Këtë paralajmërim drithërues kanë nxituar ta japin në kohë përfaqësuesit e tregtarëve dhe prodhuesve të bukës, që nuk dinë të falin në kësi rastesh. Me fillimin e vitit 2010 xhepat e konsumatorëve shqiptarw pritet të shpohen nga shtrenjtimi i përnjëhershëm i dy produkteve të rëndësishme, bukës dhe energjisë elektrike. Për këtë qëllim dhe për të mos e mbajtur përgjegjësinë kur kjo të bëhet fakt i kryer, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Bukës kanë takuar dje kreun e ERE-s, Bujar Nepravishta dhe atë të KESH-it, Muharrem Stojku. Ata kanë kërkuar nga krerët e dy institucioneve që të ndërhyjnë duke mos lejuar një rritje të lartë të çmimit të energjisë elektrike për vitin që vjen. Përfaqësuesit e kësaj shoqate propozuan edhe futjen e këtyre bizneseve në një grup “të veçantë” ku ata të përjashtohen nga rritja nëse ajo është e pashmangshme, pasi në të kundërt do të sillte pasojën e shtrenjtimit të çmimit të bukës që aktualisht është i rritur. Sipas tregtarëve dhe prodhuesve, me rritjen e re të energjisë, që mund të ndodhë që prej 1 janarit 2010, çmimi i bukës masive mund të kalojë edhe 100 lekë për kilogram. Kjo do të sillte pasoja për xhepat e konsumatorëve shqiptarë, e sidomos për shtresat e varfra.
Shtrenjtimi
Përfaqësues nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Bukës por edhe pronarë të tjerë furrash konfirmojnë këtë fakt duke theksuar se, “me rritjen e pritshme të çmimit të energjisë elektrike në një kohë kur ende nuk është stabilizuar edhe çmimi i miellit, nuk ka se si shmanget një shtrenjtim i bukës masive për qytetarët”. Rritja e energjisë në një masë të lartë, do të shtrenjtojë një numër të madh produktesh dhe shërbimesh, pa llogaritur këtu konsumatorin familjar. "Realisht kosto e bukës është e rënduar, pasi nga rritja që pati vitin e shkuar çmimi i miellit nuk u ul në nivelin që ishte më parë. Nëse para rritjes, çmimi i miellit për bukën masive varionte në 28-30 lekë për kg tashmë nuk ka zbritur nga 40 lekë. Pra është 10 lekë më shumë, kosto të cilën prodhuesit e kanë mbajtur vetë. Vlen të përmendim se çmimi i miellit ndikon direkt në kosto pasi është lënda e parë. Meqenëse situata është e rënduar për shkak të mos uljes së çmimit të miellit, automatikisht rritja e energjisë do të ndikojë direkt në kosto, aq më tepër në periudhat e dimrit të cilat janë të vështira për prodhuesit e bukës. Nga e gjithë kostoja e bukës energjia përbën 6-7 për qind të saj, ose vjen e treta në radhë pas forcës punëtore dhe lëndës së parë. Për momentin buka është në kufirin minimal të fitimit", - shprehet Shoqata e Prodhuesve të Bukës.
Problemet me energjinë
Krahas shtrenjtimit të energjisë, një kosto më shumë përbëjnë edhe parregullsitë në furnizimin me energji apo mungesa e saj në disa raste duke i detyruar këta të fundit që të përdorin gjeneratorë. "Intensiteti i energjisë nuk është në masën e duhur duke marrë parasysh procesin që duhet ta kalojë një bukë deri sa të konsiderohet e pjekur. Qëndrimi më shumë nga sa është normalja e furrës ndezur për shkak të intensitetit të ulët të energjisë sigurisht që ndikon në rritjen e kostos. Të mos përmendim rastet kur energjia mungon dhe ndonjëherë na duhet të punojmë edhe me gjenerator", -thonë prodhuesit e bukës. Çmimi i bukës pësoi një rritje të ndjeshme gjatë pranverës dhe verës së vitit të kaluar për shkak të krizës që pësoi tregu i drithërave duke kapur vlerat maksimale. Më pas gjendja filloi të normalizohej duke arritur në çmimet e mëparshme.
Rritja e çmimit të bukës akoma e paqartë
Për shkak se ende nuk është marrë një vendim zyrtar nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhuesit e bukës nuk dinë të thonë një shifër të saktë për sa i përket masës së rritjes. Por, këta të fundit i bëjnë thirrje Entit Rregullator të Energjisë që gjatë shqyrtimit të kërkesës së OSSH-së për rritjen e çmimit të marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një sektor jetik i cili prek të gjitha familjet shqiptare. Pronarët e rinj të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes aplikuan pranë ERE-s në fund të muajit shtator për rritjen e çmimit të energjisë. Megjithëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për masën e rritjes së kërkuar burime pranë ERE-s bënë të ditur se kemi të bëjmë me një kërkesë për një rritje 20-23 për qind. Krahas kësaj një javë më pas, OSSH-ë publikoi raportin e një auditi të bërë nga një kompani e kontraktuar nga ajo për të bërë matjet e humbjeve të energjisë elektrike, sipas të cilit ato nuk ishin në nivelin e 32.7 për qind siç kishte deklaruar qeveria por tre për qind më shumë. Në lidhje me këtë tregues, kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta, theksoi se kjo e dhënë do të merret në shqyrtim nga ky institucion dhe nëse vlerësohet si i drejtë pritet te ndikojë direkt në masën e rritjes së çmimit të energjisë. Në lidhje me masën e rritjes së çmimit të energjisë Enti Rregullator pritet të marrë një vendim më datën 17 dhjetor.
Stabiliteti financiar, Fullani kërkon nga bankat të rrisin kreditimin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i kërkon bankave të rrisin kreditimin për të bërë të mundur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit. Në forumin e tretë të sistemit Bankar, Guvernatori Fullani, evidentoi se periudha e krizës ndërkombëtare ka sjellë rënien e investimeve dhe të gatishmërisë së bankave për të kredituar ekonominë, gjë që ka çuar edhe në rënien ekonomike por mund të sjellë dëmtimin e gjithë aktorëve si dhe të vetë bankave. Sipas tij, dy janë arsyet pse është tkurrur kredidhënia. Së pari, rënia e investimeve dhe pjesërisht edhe e konsumit në ekonomi ka sjellë ulje të kërkesës për kredi dhe së dyti, bankat janë bërë edhe më të kujdesshme në kredidhënie për shkak të rrezikut. “Gatishmëria për të kredituar ekonominë me fonde ka rënë. Si rezultat, BSH-ja gjykon se mund të hyhet në një rreth vicioz, në të cilin moskreditimi rezulton të na sjellë një ngadalësim të tejëzgjatur të ekonominë”- u shpreh Fullani. Sipas tij është e qartë që sektori bankar duhet të përballohet me një klimë më të vështirë biznesi dhe ka nevojë të përshtatet për një periudhë afatmesme. Rritja e kreditimit të ekonomisë nga bankat sipas Fullanit, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me rritjen e kontrollit të brendshëm, rritjen e profesionalizmit të punonjësve në banka si dhe transparencën që duhet të shoqërojë marrëdhëniet bankë-kreditor. Sipas tij prioritet absolut është gjetja e burimeve valutore. Ky prioritet mund të arrihet nëpërmjet investimeve të huaja direkte. Ndaj në këtë situatë Fullani apeloi bankave për rëndësinë që ato kanë në këtë drejtim. Guvernatori çmon se për daljen sa më butë nga kjo situatë duhen hartuar politika të mençura, të një zhvillimi të qëndrueshëm. Situata pas krizës sipas Guvernatorit të BSH-së po shkon drejt normalizimit, gjë që po vihet re edhe nga niveli i depozitave që në krahasim me atë të periudhës së krizës, fundi i vitit 2008 dhe fillimi i 2009-ës erdhën duke u rritur sërish. “Kjo situatë kërkon një gatishmëri dhe përkushtim, energji të mëdha ku një nga detyrat e bankave mbetet padyshim edhe rritja e prurjeve valutore sidomos nga investimet e huaja”- tha Fullani. Disa ditë më parë Guvernatori i BSH-së i bëri thirrje bankave të japin kredi në lekë, duke e vlerësuar valutën vendase si monedhën më të stabilizuar edhe gjatë periudhës së krizës ndërkombëtare.
Kompanitë kanadeze ftohen të investojnë në sektorin minerar në Shqipëri
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ftoi kompanitë kanadeze të investojnë në sektorin minerar, ndërsa deklaroi se Shqipëria është një vend tërheqës për të bërë biznes. Gjatë një takimi të zhvilluar me Kryetarin e Senatit të Kanadasë, Noël Kinsella, ministri Prifti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si edhe ecurinë e bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike. "Ftoj kompanitë kanadeze për të investuar në Shqipëri, si një vend tepër tërheqës për ‘doing bisness’,- deklaroi ministri Prifti, duke vënë në dukje se -mundësitë në Shqipëri janë të shumta dhe të pashterueshme". Sipas tij, "rezervat e nikelit, bakrit dhe kromit e bëjnë vendin tone admirues për të gjithë investitorët e mëdhenj ndërkombëtarë të këtij lloji, ndaj dhe unë ju ftoj që, krahas energjisë, të investoni edhe në këtë sektor". Priftit ka shtuar se, tashmë zhvillimi i sektorit privat i ka tejkaluar përmasat e biznesit të vogël apo të mesëm, duke krijuar interesa të mëdha për kompanitë prestigjioze në fushën e energjetikës, që po investojnë miliona euro në Shqipëri. "Grupi Moncada, Grupi Marseglia, etj janë tashmë kompani ndërkombëtare që i ofrohen vendit tonë për t'i dhënë atij pamjen e një stacioni të destinuar për të bërë biznes të suksesshëm",- theksoi Prifti. Ndërkohë kreu i senatit kanadez, Kinsella, ftoi ministrin Prifti në një takim me ministrin Federal të Kanadasë për Energjinë, ku mund të diskutojnë lidhur me zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Të dy palët diskutuan për krijimin e bazës ligjore në fushën ekonomike, duke synuar lidhjen e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Marrëveshjes së nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve.
14 Tetor 2009