Tregtia ne tremujori i parë, rënie e fortë e eksporteve
Eksportet e Shqipërisë gjatë tremujorit të parë ranë me 38 milionë euro në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2008, udhëhequr nga rënia e eksporteve të veshjeve dhe këpucëve, ku rënia e kërkesës për mallra shqiptare nga Italia bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara dje. Eksportet janë me 13.45 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke dëshmuar vështirësitë e shumta ekonomike të krijuara nga kriza botërore. Eksporti i tekstileve dhe këpucëve ra me 10 milionë euro, ndërkohë që eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ra me 22 milionë euro. Eksportet drejt Italisë, ku zakonisht përfundojnë rreth 70 për qind të mallrave tona, u ulën me 22 milionë euro. Ekspertët shpjegojnë se Italia është rruga e transmetimit të krizës botërore drejt Shqipërisë, për shkak të varësisë së madhe të ekonomisë shqiptare nga ky vend, qoftë për sa u përket eksporteve, ashtu edhe për sa u përket remitancave. Rënia e eksporteve të grupit të veshjeve dhe këpucëve rrezikon të kthehet në kolaps social për Shqipërinë, për shkak se ky sektor punëson shtresën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, gjithsej 30 mijë vetë.
Në total, i gjithë volumi i tregtisë së jashtme është reduktuar ndjeshëm. Rënia reale duket se është më e madhe nga sa shihet nga statistikat, për shkak se nënçmimi i lekut me 7 për qind gjatë kësaj periudhe, ndihmon në paraqitjen fiktive të eksporteve më të larta në statistikat që publikohen në lekë. E njëjta gjë ndodh edhe me importet, ku si pasojë e shtrenjtimit të euros dhe dollarit, vlera e tyre në lekë rezulton artificialisht më e lartë sesa në valutë. Volumi i tregtisë së jashtme është reduktuar me 143 milionë euro gjatë tremujorit, shifër kjo e barabartë me rreth 2 për qind të PBB-së. Rënia e importeve qe 2.6 për qind, por kjo vetëm për faktin se zëri i makinerive dhe pjesëve të këmbimit, si dhe zëri i materialeve të ndërtimit, u rritën ndjeshëm, si pasojë e projektit të ndërtimit të autostradës Rrëshen-Kalimash.
Të dhënat e tregtisë së jashtme flasin edhe për rënie të konsumit të brendshëm në vend. Importi i ushqimeve të përgatitura ra me 11 për qind, ndërsa importi i veshjeve dhe këpucëve ra me 9 për qind.