E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri ditë aksion kundër punës së zezë

Shqetësimi për mospagimin e detyrimeve ligjore për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore nga biznesi i vogël është përcjellë nga organet tatimore në strukturat e Task-Force, që ka nisur një operacion kontrolli dhe masash ndëshkuese. Operacioni është shtrirë në bizneset që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Sarandës. Sipas Vangjel Zafiratit, kryetar i degës së Tatim-Taksave në Sarandë, shmangia nga detyrimet ligjore është thelluar pas delegimit me ligj të kompetencës së vjeljes së taksave pushtetit vendor. Për kapërcimin e kësaj situate është kërkuar mbështetja nga Task-Force në vjeljen e kontributeve të sigurimit shoqëror e shëndetësor. Në objektin e kontrollit të Task-Force është përfshirë edhe qarkullimi i mallrave të akcizës, lejet e qarkullimit të automjeteve dhe pajisja e tyre me siguracionet përkatëse. Në krye të operacionit ka qenë shefi i shërbimit të Task-Force në vend, zoti Luan Xhani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›