Tri nyjet e Maqedonisë
Në mbarimin e shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit të ri, që përkoi me një angazhim dhe lëvizje të re të shoqërisë moderne, rendi i ri botëror i ekspozoi shqiptarët përballë një ndërmarrjeje të domosdoshme, e cila dhe në fjalorin e diplomacisë globale quhet luftë.
U kuptua se brenda shqiptarëve kishte një energji potenciale, për të cilën komuniteti ndërkombëtar u vu në lëvizje ta përdorë në favorin e imazhit të vet, në favor të ekuilibrit, të rregullës së vet dhe atë të shqiptarëve. Në historinë e vet, kjo energji ishte mbledhur kohë pas kohe, pasi ishte “refleks” i detyruar dhe kishte të bënte me një padrejtësi historike që Evropa Perëndimore, gati në kufijtë e një shekulli, dhe shoqëria bashkëkohore e Perëndimit kishte njohjen e mundshme dhe të nevojshme se ky mund të ishte një shkak valorizues, të cilin e stimuloi që në fillimin e vet rënia e Murit të Berlinit dhe e gjithë lëvizja çliruese lindore.
Ndërsa në retrospektivën historike, e cila pa dyshim ka arsye të “thirret” e domosdoshme, pasi shqiptarët kishin angazhim për të mos e harruar historinë e tyre, aq më tepër kur ata përgjatë gjithë shekullit të kaluar ishin përballur me realitetin vrasës dhe sundues të suspenduesve të vet, të cilët kanë praktikuar të gjithë mekanizmat e mundshëm dhe të imagjinuar për t’i çetnizuar shqiptarët, duket qartë se lufta kishte qenë aty. Një pjesë e kanë prekur me dorë ditë pas dite, një pjesë ia kanë dëgjuar krismat në të gjithë kohët.
Ajo ishte njoftuar thuajse nga të gjithë zërat e njohur të çështjes sonë kombëtare, që në vitet 1878, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, pastaj në udhëvazhdimin e luftës së fqinjëve për t’i zvogëluar, madje për t’i gllabëruar shqiptarët në 1912-1913, se çështja shqiptare është dhe do të jetë një “Nyjë Gordiane...” në Ballkan dhe se ajo në kohët më të nevojshme të progresit perëndimor dhe botëror, do të jetë një kockë e pakapërdishme për të gjithë, qe një realitet i mirëmenduar dhe një shpjegim real i asaj që do të ndodhte, u bë prezente dhe vepruese.
Në të gjithë betejën ekzistenciale shqiptarët nuk gabuan. Humbën shumë, u vranë dhe u prenë nga kundërshtarët e tyre, u abuzua me ta, u etiketuan, u themeluan madje akademi dhe institute famëkeqe për të krijuar keq-kuptimin e madh të botës kundër tyre, por ata rezistuan, siç rezistojnë vlerat dhe gjërat e vërteta, siç rezistojnë etnitë. Kështu në vitin 1999, pas menaxhimit diplomatik dhe parimeve të mëdha, në të cilin diplomacia ndërkombëtare kërkonte ta fuste botën, shqiptarët i provuan botës si qytetarë të saj, se zhvilluan një luftë të drejtë, pa e shkelur aspak parimin ndërkombëtar të Kartës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe atë të Vetëvendosjes. Në pjesën më të madhe të komentarëve të luftës së UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtar të forcave të NATO-s, të cilët u angazhuan, i shndërruan shqiptarët dhe luftën e tyre në argument, me çfarë shoqëria perëndimore dhe aksesorët e saj, qofshin dhe të forcës, do t’i shtronin kryeneçësitë, të cilat në Ballkan ishin të hershme dhe të vjetra.
Ndërsa Kosova vazhdon të jetë në axhendën aktive të diplomacisë ndërkombëtare për të fituar betejën qytetëruese, çështja e Maqedonisë, vazhdon të mbetet gërryese dhe me një bazicitet të fortë konfliktual. Ndoshta në terminologjinë diplomatike, atë të shqiptarëve dhe të gjithë rezolucionit që provokon kjo çështje, emri Maqedoni do të imponojë emërtime të ndryshme, por papa së gjithash ajo qendërzon opinion të madh analizash dhe lëvizjesh diplomatike.
Në mënyrë të vazhdueshme, qoftë kur në bashkë-pushtetin e atij vendi ishin shqiptarët e përfaqësuar nga një parti që kishte më hershëm jetë politike dhe kur pas viteve 2000, kur UÇK-ja e Ali Ahmetit u kthye në parti politike, kjo hapësirë po provokon dhe sjell sinjale, të cilat duhet ta shqetësojnë diplomacinë ndërkombëtare, njëherësh dhe determinacionin maqedonas, që vazhdon ta qeverisë vendin.
Realisht sot Maqedonia përvijohet si një çështje e impolsuar, e lexueshme dhe jo e lexueshme, të cilës i “konvergon”analitizmi i tri nyjeve, të opinionit, por që thellësisht japin sinjalet e një situate agravuese, për të cilën dhe diplomacia ndërkombëtare vazhdon të jetë jo aq konsekuente, ku faktori shqiptar do të vazhdojë të jetë ajo kocka që do t’i mbetet në fyt përsëri zhvillimit të ngjarjeve që priten.
1. Thuajse të gjitha shtetet e Ballkanit e dëshiruan vizitën e nënpresidentit të SHBA-ve Biden, e cila sapo u krye. Udhëheqësi i lartë i Shtëpisë së Bardhë qëndroi në Ballkan më shumë se ç’mendohej, me çfarë kuptohet se vëmendja amerikane është e nevojshme dhe e domosdoshme, jo vetëm për çfarë do Amerika, por dhe për çfarë është e domosdoshme për Ballkanin e më gjerë.
Dy pikëzimet më të nxehta të rajonit ballkanik sot, janë Kosova, e cila po bën “betejën” qytetare të rendit të ri botëror, për të marrë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (kur ajo duhet të kalojë mbi 50% të njohjes së saj nga shtetet anëtare të OKB-së) dhe Maqedonia, e cila duket se do të përballet fort me një reagim diplomatik dhe i të gjithë angazhimeve të tjera, veçmas të Greqisë, që lidhet me emrin e saj.
Problemi i emrit të Maqedonisë është kompleks, jo vetëm për shkakun e historisë së saj, ku përballen opsionet dhe interpretimi i grekëve dhe këmbëngulja e maqedonasve, të cilët kanë pranuar dhe risqet e forta (ato për shkakun e refuzimit grek nuk morën ftesën e anëtarësimit në NATO), pasi dhe vetë maqedonasit vazhdojnë të kërkojnë, që rrugën për në Perëndim ta bëjnë me emrin Maqedoni dhe të gjitha atributet që përcjell historikisht ky emër.
Zyrtari i lartë i SHBA-ve nuk përcolli mesazhe apo nuk kontekstoi për problemin në aktualitetin e vet, t’i jepte një “lexim” të veçantë qëndrimit amerikan për Maqedoninë dhe konfliktin e saj me Greqinë, dhe pse në asnjë rast nuk është arritur dhe minimumi i kompromisit. Palët nuk i kanë lëshuar terren njëra-tjetrës, me çfarë kuptohet se do të duhet të hyjnë në “lojë” dhe faktorë të tjerë të rajonit dhe të diplomacisë ndërkombëtare. Shumë analistë po të kishin ditur më herët udhëtimin diplomatik dhe “tematik” të Biden-it në Ballkan, patjetër do të njoftonin se ai do të kalonte patjetër dhe në Maqedoni, për shkakun e nyjëtimit të emrit dhe i të gjitha problemeve që rrjedhin prej kësaj. Ai vizitoi Kosovën dhe qëndroi në një bazë amerikane të ngritur në tokë shqiptare.
Pa mëdyshje duket se faktori shqiptar në të gjithë hapësirën e suspenduar nga sllavët në ish-Jugosllavi, vazhdon ta imponojë kujdesin amerikan dhe atë të diplomacisë ndërkombëtare për shkakun e realitetit dhe të historisë së tyre, e cila në momente të dobishme dhe jo të dobishme e kushtëzon angazhimin dhe kontekstin e zhvillimeve. Në kushtet e Ballkanit kjo është e prekshme dhe e rëndësishme. Struktura e popullsisë së Republikës së Maqedonisë është komplekse, çfarë e bën të paparashikueshme çdo lloj “matrice”. Shqiptarët dinë ta “lexojnë” mirë këtë lëvizje, e cila është pjesë e realitetit të tyre.
2. Çështja e emrit të Maqedonisë ka shëtitur dhe ka angazhuar nivelet më specifike të diplomacisë ndërkombëtare për të imponuar propozimin e vet, çfarë në të vërtetë është e rëndësishme dhe thelbësore më së shumti për Maqedoninë. Komuniteti ndërkombëtar, SHBA-të, pavarësisht angazhimit maksimal për ta ruajtur Maqedoninë, pasi ajo është vendi më tipik i Ballkanit për multietnicitetin e saj, çfarë të bën me dije se unitariteti dhe ekuilibri është i vështirë të veprojë aty, që në momentin e parë kur u përball dhe u njoftua se Greqia nuk e pranonte këtë vend me këtë emër, ua besoi vetë maqedonasve dhe grekëve ta shtronin konfliktin. Ndoshta kjo nënkuptonte që ata t’i pranonin argumentet e veta qytetarisht, por kjo nuk ndodhi dhe me sa duket, gjërat kthehen gjithmonë në startin e vet të parë, i cili ka një “motivim” nacionalist.
Në dukje të parë konflikti kishte rrënjë të vjetra historike dhe lidhej me historitë e vjetra të të dyja vendeve. Greqia nuk kishte bërë njoftime të mëhershme lidhur me emrin Maqedoni, kur kjo republikë jetonte dhe ishte pjesë e Federatës së Jugosllavisë. Në nyjëtimin e opinionit dhe të strategjisë, jo vetëm të grekëve, por dhe të komunitetit ndërkombëtar, duket se do të shfaqen shqiptarët si komuniteti më i madh etnik i këtij vendi. Termi dhe gjuha e “ndarjes” së Maqedonisë i kthen në faktorë dominues shqiptarët, të cilët nuk janë konsideruar pjesë e angazhimit të qeverisë maqedonase për ta ruajtur Maqedoninë dhe as janë thirrur në asnjë tryezë të tillë, thua se ato sot nuk jetojnë në këtë vend.
Sa prognozë ka Maqedonia sot, që ajo të shpërbëhet, të ndryshojë emrin apo ta bindë Greqinë që ajo të njihet me këtë emër?
Ky është rebus dhe jo fjalëkalim.
Biden, siç kuptohet, që në diplomaci thuhet “të lexosh hapësirën” dhe të “lexosh” gjetje aty ku duket se nuk ka alternativë, e ka pasur krejt të qartë këtë situatë, të cilën në gjykimin bashkëkohor, duket se kërkon të interpretohet me teoritë dhe parimet e globalizmit, por që në rezolucionin e vet është i domosdoshëm të shihet struktura e etniteteve të këtij vendi, të cilat duhet apo nuk duhet t’i kontribuojnë të mbeturit ashtu të saj apo ndryshe.
Nëse do t’i pyesësh shqiptarët se ç’do të mendonin për situatën dhe qëndrimin e paqasshëm grek, sigurisht ata do të të flisnin më parë për të kaluarën e tyre, për etnitetin e tyre, me çfarë kuptohet se ata kanë rezerva të mëdha për qeverinë dhe politikën që është ndjekur me ta. Pa dyshim ky është një minus i madh për politikën dhe argumentin që Maqedonia përpiqet t’ia paraqesë jo veç Greqisë, por komunitetit ndërkombëtar dhe strategjisë së saj për të realizuar qëllimin e saj.
Komuniteti ndërkombëtar dhe Greqia e njohin mirë ideologjinë nacionaliste të maqedonasve, por dhe problemet e saj të brendshme, po aq sa beson në këtë strukturë jo aq solide të multietniteteve dhe të shqiptarëve në veçanti për ta emblemuar si Maqedoni këtë vend. Në këtë kuptim ka një përtej-diplomaci dhe një përtej-histori dhe jo thjesht një çështje emri. Kjo është një energji e brendshme që duhet të mendohet mirë të përdoret. Kuptohet, shqiptarët nuk i ndihmojnë Greqisë, në atë që u takon atyre dhe pse kjo godet Maqedoninë, por shansin e tyre nuk do ta humbasin pavarësisht konsekuencave që i vijnë republikës së tyre të sotme.
3. Maqedonia u përfshi në konflikt lufte me shqiptarët, të cilët janë popullsia etnike ndër më të mëdhatë dhe më të vjetrat e multietnicitetit të këtij vendi. Marrëdhënia konfliktuale dhe e kundërshtueshme e shqiptarëve me maqedonasit, duket se ka pasur një histori të vjetër, e cila është jetuar nga shqiptarët, më parë dhe në realitetin e ish-Jugosllavisë për gati 45 vjet.
Në Konfederatën e ish-Jugosllavisë, në të cilën Maqedonia njihej si njëra nga republikat e saj, shqiptarët jetonin nën pushtetin uzurpues as me minimumin më të vogël të të drejtave të tyre. Kohët dhe kujtesa e tyre vazhdojnë të shpjegojnë dhe të mos harrojnë dhunimin dhe sundimin që u ka ardhur historikisht, deri në ditët tona, jo vetëm për shkakun e ish-Jugosllavisë dhe “rregullimit” politik të saj, por dhe për thelbin e dhunimit, i cili ka të bëjë me autoritarizmin e dhunshëm që maqedonasit kanë ushtruar mbi ta.
Kuptohet qartë, - konflikti dhe kundërshtia gjithë-shkallësh ka qenë brenda shqiptarëve dhe dhunuesve të tyre. Ish-Republika e Maqedonisë, e cila u shkëput lehtësisht nga ish-Jugosllavia, për shkakun e statusit në të cilin e kishte lënë Tito dhe politika sllave e 45 vjetëve, në të gjitha rrethanat dhe marrëdhëniet që ajo kishte pasur dhe ka me faktorin shqiptar, ka mbajtur atë cilësi dhe strategji që ka mbajtur linja e ashpër dhe e egër sllave kundër shqiptarëve, që kanë jetuar dhe banuar në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Kuptohet qartë se lufta e shqiptarëve kishte në thelbin e vet një raport konfliktual, e cila nuk u bë për ta kushtëzuar politikën dhe qeverisjet maqedonase, por për t’u çliruar nga koncepti pushtues dhe skllavërues i vjetër dhe i ri. Lufta nuk bëhet asnjëherë për të drejta të vogla, gjak nuk derdhet për të drejta të vogla. Lufta që bënë shqiptarët në këtë territor, i cili kishte troje e lashtë shqiptare dhe eventualisht të banuara nga shqiptarët, ishte pjesa dhe zgjatim i luftës që ndodhi në Kosovë dhe që kishte kërkesa të përcaktuara qartësisht pavarësia e saj. Luftërat e përgjakshme ndodhin dhe bëhen për arsye fondamentale dhe që lidhen me nevoja çlirimi dhe kundër pushtuese. Duket se ky akt nuk shkoi deri në fund.
Askush nuk arriti t’i shkonte në fund atëherë opinionit dhe strategjisë së ndërkombëtarëve, të cilët arritën t’i bindnin palët në një marrëveshje të njohur si ajo e Ohrit, e cila dhe nëse do të realizohej dhe do të respektohej plotësisht, nuk ishte ajo që justifikonte dhe e quante të fituar luftën. Në këto kushte dhe marrëdhënie për krejt çfarë ndodh dhe mund të ndodhë në Maqedoni, të tria nyjëtimet kanë në qendërsinë e tyre shqiptarët. Nëse kujdesi për ta nënvleftësohet, për diplomacinë do të jetë vonë...