E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trio Bravo+”, katër muzikantë ndërkombëtarë koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit



Një trio me artistë nga katër vende të ndryshme siç është “Trio Bravo+” do të mbajë koncertin e radhës më një tetor në sallën e Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Grupi në fjalë përbëhet nga katër muzikantë nga katër vende të ndryshme. Në violinë luan Mark Chaet nga Ukraina, pianos i bie Gjergji Radoja nga Shqipëria, Bartek Mlejmek nga Polonia luan në kontrabas, ndërsa bateristia quhet Maria Schneider dhe i është bashkëngjitur grupit ketë vit. Vetë përbërja ndërkombëtare e grupit ndikon në krijimin e një muzikë krejt të veçantë dhe stili origjinal.

Ndërron jetë muzikologu Xhihan Xhihani

Përgjegjësi i sektorit të muzikës, përfaqësues i qarkut të Tiranës Xhihan Xhihani, ka ndëruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, në mjediset e spitalin civil rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës,për shkak të problemeve shëndetësore. Muzikologu Xhihan Xhihani një vit më parë ishte përzgjedhur me vendim të institucionit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportve, si komisioner në përgatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009. Gjatë kësaj periudhe ai sëbashku me 20 specialistë të tjerë të fushave të ndryshme kanë përgjedhur në çdo qark repertorin më të pasur folklorik, sipas kritereve të paracaktuar.

Kuarteti italian i harqeve ccel stinën koncertore “Klasik” në Akademinë e Arteve

Të martën starton në Akademinë e Arteve në Tiranë sezoni i dhjetë i stinës koncertore ndërkombëtare “Klasik”. Do të jetë koncerti i kuartetit italian të harqeve “Archimede”, grupi që do të mbajë koncertin e parë të kësaj stine. Kuarteti përbehet nga Enzo Ligresti e Corrado Genovese në violinë, nga Gaetano Adorno në violë, dhe violonçelisti Benedetto Munzione. R epertori artistik i kuartetit shtrihet në një fushë të gjerë muzikore, nga Haydn deri te Šostakoviè, duke përshkuar tre shekuj repertori të muzikës së dhomës.

29 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›