E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tripleta me Besën erdhi pas ftesës së Hanit”

 

Mund të quhet një surprizë e këndshme ftesa që tekniku Ari Han i ka bërë për në Kombëtare sulmuesit të ri shkodran Xhevahir Sukaj. Ai ka qenë edhe herë të tjera pjesë e grumbullimeve të Kombëtares, por ftesa këtë herë i ka mbërritur në momentin më të përshtatshëm. Sukaj ka arritur të jetë shpërthejë me ekipin shkodran pas dy javësh. Tre golat me Besën u dukën se ishin ato që afruan Sukajn me kombëtaren, por sipas vetë sulmuesit të ri ftesa nga Han ka mbërritur përpara. “Të jem i sinqertë kam pasur një ftesë para takimit me Besën nga ana e trajnerit Ari Han. Por unë nuk e kam shprehur një gjë të tillë. Që para 10 ditësh kam qenë në ambasadë për të marrë vizën. Nuk e quaj si surprizë, pasi kam qenë në gjithë kohën në planet e teknikut. Jam shumë i kënaqur që tekniku Han përsëri më ka thirrur të jem pjesë e ekipit, - shprehet Sukaj. - Të jesh pjesë e ekipit kombëtar qoftë edhe në 22–n e tij është një kënaqësi në vete. Kënaqësia do të ishte më e madhe nëse do të isha pjese e formacionit të ekipi tonë përfaqësues në këtë takim, por gjithsesi jam i kënaqur që jam pjesë e tij. Për çdo lojtar të jesh pjesë e ekipi përfaqësues është një ëndërr. Unë shpresoj të vazhdoj të jem pjesë e tij dhe në takimet e tjera dhe pse jo të jem pjesë e formacionit të parë të këtij ekipi”, - thekson sulmuesi i ri. Sukaj shton se po t’i kërkohej do të ishte i gatshëm për të treguar më të mirën në fushën e lojës. “Unë e kam theksuar edhe më përpara se gëzoj një formë të mirë. Potë më jepet mundësia do të bëja më të mirën për ekipin tonë kombëtar. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është që ne të arrijmë të fitojmë në këtë takim pavarësisht se nuk është aspak takimi lehtë për ekipin tonë kombëtar. Në gjirin e ekipit kombëtar ka mjaft lojtarë të mirë dhe tepër cilësorë të cilët do të dinë të tregojnë vlerat e tyre”, - përfundon Sukaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›