Tripoli është "nën rrethim"
Banorë të Tripolit i kanë thënë BBC-së se qyteti i tyre është nën rrethim. Dëshmitarët okularë thanë se të paktën një person u vra, pasi trupat besnike të kolonel Gadafit hapën zjarr mbi protestuesit të mbledhur pas lutjeve të së premtes. Besohet se Tripoli po mbrohet nga njësia ushtarake elitë e kolonel Gadafit, që komandohet nga një prej djemve të tij, Khamis. Njoftohet se ka luftime në qytetet e al-Zawiya në perëndim dhe Misuratas në lindje. Qyteti i Bengazit është në kontroll të forcave të opozitës. Qyteti po drejtohet nga disa komitete, të cilat i kanë bërë thirrje popullit të kthehet në punë. Pas betejës së hidhur për të larguar forcat e kolonel Gadafit nga qyteti i tyre, ata janë të vendosur të tregojnë se janë të aftë të udhëheqin vendin e tyre më mirë se regjimi i vjetër.