Trishtimi i mbylljes së grevës së urisë
Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (19)
- Edi Rama u lutej të dilnin, por Erion Veliaj nuk pranonte të lëvizte nga çadra
- Grevisti Preng Tuci: Si i bëhet tani, që s’ka bukë qyl?
- Grevistët e spitalit arratisten me pizhama, sapo marrin vesh se greva mbaroi
Grevistët e PS-së, të cilët pretendonin se zhvillonin një grevë urie, kanë dalë mbrëmë të gjithë nga çadra e ngujimit. Sikurse rrodhën ngjarjet, ta nuk deshën të dilnin, por ishte përulja dhe lutja deri në përgjërim e Edi ramës, të cilët i detyroi ata të shprehnin një dobësi të madhe dhe të mos ia prishnin kryetarit të tyre.
Deri në mbërritjen e këtij momenti, negociata e Edi Ramës me grevistët nuk kishin sjellë rezultat. Biles, ato, ishin shkaku që Edi Rama, të vononte hipjen e tij për herë të fundit në podiumin pranë çadrës së ngujimit. Para këtij momenti, mësohet se Edi Rama, kishte hyrë në çadër, por para fjalimeve të Taulant Ballës, Ilir Beqjas, Erion Veliajt, Gjovalin Kadellit, Elsa Lilës. Me propozimin e tij, për mbylljen e grevës së urisë, nën argumentin se kishte siguruar një drekë me liderin e mazhorancës në Strasburg, Edi Rama nuk bëri gjë tjetër, veçse ju dhjeu optimizmin dhe gatishmërinë Taulant Ballës, Ilir Beqjas, Erion Veliajt, Gjovalin Kadellit, Elsa Lilë, për të vazhduar grevën deri në hapjen e kutive.
Pikërisht, për të mos u dukur si budallenjë, të gjithë këta, i kanë kërkuar të paktën një ditë kohë Edi Ramës, sa të harroheshin përbetimet e tyre për sakrifica e vetëmohim.
Por Edi Rama, ju ka kujtuar s enjë ditë kohë, i vononte atij drekën në Strasburg.
Dhe kur ata, pastaj kanë provuar të flasin në “emër të parimeve”, Edi Rama, ka hapur fjalorin nga faqe te fundit dhe pasi i ka sharë, siç di të shajë vetëm ai, e ka mbyllur diskutimin, “shkoni pirdhuni, çfarë kujtuat ju se vërtetë do hapeshin kutitë, pse ju gjetët rehat këtu duke ngrënë e pirë çfarë t’ju dojë qejfi. Hajde dilni, e mos më çani bythën...”.
Kaq është dashur dhe ai hipi në podium, duke ju lutur pjesës tjetër të grevistëve, të cilët ishin të gatshëm për të dalë.
* * *
“Shokë grevistë, ju rikujtojmë bagazhet”.
Kjo ka qenë fraza e fundit e Fatmir Xhafajt, që ka shkundur “të mbeturit” e çadrës së pretenduar të grevës së urisë.
Pas kësaj, hajt të mbaheshin, të mbeturit. Duke u shtyrë, jo sikur kishin 19 ditë pa ngrënë, por sikur kishin 19 ditë që vetëm hanin e hanin e hanin, meshkujt e mbetur, duke u shtyrë me njëri-tjetrin, sa nuk e kanë shtypur Elsa Lilën, të vetmen femër të ngelur në çadër.
Halli, i atyre që shtyheshin, nuk kishte të bënte me përgatitjen sa më parë për të “të lënë të lirë bulevardin”, se sa me “premtimin” që secili i kishte bërë vetes, për të rrëmbyer sa më shumë të mundeshin nga “pasuria e përbashkët” e çadrës së grevës.
Ilir Beqja, si më i gjati, shtriu krahët e tij dhe rrëmbeu televizorin plazma që gjendej i varur. Ndërsa Erion Veliaj, i mësuar me vjedhjen e financimeve të “Majft”-it, duke pasur edhe precedentin e vjedhjes së lap-topit të këtij fondacioni në ish-zyrat e tij, i kishte vënë syrin lap-topit të Artan Gaçit. Në momentin e fundit, ky si vigjilent, e kapi në flagrancë Erionin dhe ia ndezi një shpullë syve.
Në këtë rrëmujë të paparashikuar, ku gjithkush shtyhej për të rrmëbyr, joastëk, çarçafë, dyshekë, kova, legenë, enë kuzhine etj., etj., vetëm Elsa Lila doli e humbur. Ajo nuk mundi të gjejë vëthët e saj, me të cilët bëri goxha figurë ditën që hyri në grevë, ndërsa, humbi edhe I-podin me të cilin dëgjonte muzikë.
Momente e daljes nga çadra ishin mbresëlënëse vërtetë. Sikur ti kishte porositur njeri, “të mbeturit” e çadrës kishin marrë nga një lule nga tufa e Ed Ramës për ditëlindjen e Fatmir Xhafajt dhe ua hidhnin turmave.
Në këtë gjest, binte në sy veçanërisht Fatmir Xhafaj, i cili si dikur përbri xhaxhit Enver, ju hidhte luleve parakaluesve të tribunës, edhe dje, kishte të njëjtën ndjesi, pavarësisht se turmat ishin po aty, por se ai nuk ishte në podium, por diku në nivelin e turmave.
* * *
Lajmi i mbylljes së grevës së urisë, “mori dhenë”. Ky lajm u përjetua në mënyra të ndryshme, ku binte në sy kënaqësia te disa, që do të ktheheshin në shtëpi dhe pakënaqësia te disa të tjerë.
Ndërsa Erion Veliaj, ishte një nga të pakënaqurit, që ishte kundër mbylljes së grevës së urisë, atij i ishte mbushur mendja për të qëndruar i vetëm në çadër e për të vijuar ngujimin. U desh ndërhyrja e policëve bashkiakë, të mbështetur nga policët privatë të Pjerin Ndreut, për të flakur “prej bythe” jashtë çadrës Erion Veliajn.
Pamjet ishin edhe më për të ardhur keq, në radhët e grevsitëve, që gjendeshin në spital.
Grevisti Preng Tuci nga qarku i Lezhës, nga spitali ku ndodhej, në pritje të rihyrjes në grevë, nuk ia ka mbajtur shpirti një ofshamë.
“Mos...! Po tani çdo të bëhet se u mësuam të hamë qyl”, u shpreh ai, duke “ia këputur shpirtin”, sanitares që ishte duke pastruar dhomën e spitalit, ku gjendje Preng Tuci.
Situata ka qenë kaotike edhe në radhët e grevistëve të tjerë që gjendeshin në spital.
Disa prej tyre, pas lajmit, menjëherë u lëshuan me vrap, veshur me pizhame dhe orën rrugën e shtëpive. Ata që i shihnin, mendonin se mos ishin të arratisur nga spitali Nr. 5, por shpejt “u identifikuan”.
Pamja e krijuar pranë çadrës së pretenduar të urisë, ishte edhe më mjerane. Një pamje të tillë, ku disa tipa, që “e kishin lëshuar veten”, askush nuk do t’ia uronte as armikut. Disa bura e gra, të rinj e pleq, vërtisnin sytë nga të katër anët, por nuk i ndalnin askund. Me çfarë u kuptua, ata “kërkonin me sy” Edi Ramën, me shpresën se do të merrnin prej tij ndonjë sinjal për shpërblimin e tyre. Por ajo lodhje e “gjezdisjes së syve” ishte e kotë, sepse jo shpërblim për “mbështetjen” e tyre, nuk kishin për të marrë, por as Edi Rama nuk shihej më aty pranë çadrës së pretenduar të grevës së urisë.
Grimca (jo vetëm) humoristike
“Humbasin” 29 grevistët, që ishin “arratisur” nga çadra
Pas daljes nga çadra e ngujimit dje, u pa se dolën 29 persona më pak, nga çfarë ishin deklaruar. Ndërsa më fillim të grevës u deklarua për hyrjen e 202 personave, shto këtu edhe Erion Veliaj dhe Elsa Lilën, pra 204, mësohet se ndërsa 66 persona kishin dalë më parë, duke marrë ndihmë në spital, dje nga çadra dolën 109 persona. Me një matematikë të thjeshtë, mësohet se mungonin 29 grevistë. Burime të PS-së, bëjnë të ditur se këta 29 persona, që nuk ju dihet identiteti, janë “armiq” që ishin arratisur nga çadra. Një mungesë të tillë e konfirmonte dje edhe një gazetë, lista ës të së cilës i mungon 29 grevistë.
Olta Xhaçka në kërkim të pafat të Blendi Klosit
Olta xhaçka është zgjuar e trembur dje ndërsa flinte në shtratin e spitalit, kur ka parë në ëndërr se Blendi Klosi, ishte “arratisur” nga spitali,. Me vrap shkoi te dhoma e Blendit dhe kur pa shtratin e tij bosh, “vuri kujën”. Me gjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor, për ta qetësuar, nuk mundën. Befas, kur e pa nga televizori Blendi Klosin që po përshëndeste protestuesit, me vrap, u lëshua me pizhame, në drejtim të dy kullave. Por, zhgënjimi ishte i madh. Kur arriti atje, ajo gjeti vetëm punonjësit e bashkisë që çmontonin çadrën..., por jo Blendi Klosin.
Nga femrat fituese Elsa Lila, për meshkujt do të hidhet short
“Reallity show”, i çadrës së pretenduar të urisë, ka pasur dje një fituese. Ajo është Elsa Lila, e cila është e vetmja femër, megjithëse hyri disa ditë me vonesë, që rezistoi deri në fundin e ngujimit. Nuk dihet ende se çfarë çmimi do të fitojë ajo, por gjasat janë që të mos fitojë asgjë. Për sa i përket fituesve nga ana e meshkujve, duke qenë se deri në fundin e ngujimit rezistuan 108 të tillë, mësohet se fituesi në radhë e tyre do të hidhet pas një shorti që do hidhet te lokali “West” i Fidel Yllit, me pjesëmarrjen vetëm të grupit të deputetëve të PS-së.
Tallja e fundit me Namik Doklen
Namik Dokle ka qenë personi më gjynahqar i post lajmit të djeshëm për mbylljen e grevës së urisë. Ai që prej dy ditësh ishte “investuar” me urdhër të Edi Ramës, për të bërë rolin e klounit, që bënë të tjerët për të qeshur, në rastin më të keq, duhet të jetë ndjerë sikur i kanë rënë dy kullat në kokë, dhe në rastin më të mirë, të mos dukej fare mbrëmë në segmentin e bulevardit ku zhvillohej protesta. “Gjithë grupi parlamentar dhe mbi 2000 mbështetës janë të gatshme të hyjnë në grevë. Se kur do hyjmë në grevë nuk vendoset nga media por nga grevistët të cilët kanë moral të lartë dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj kauze”.
Kështu deklaronte disa orë më parë Namik Dokle. Por vetëm disa or ëmë pas, u mor vesh, se as grevistët e urisë, por as ai vetë, nuk kishin kuptuar se çdo të ndodhte. Ndërsa Edi Rama, paradite ishte tallur me ndoca militantë mbështetës duke i lëshuar të protestojnë në para zyrave të Komisionit Ndërkombëtar, këtë bëri edhe me Namik Doklen, duke e lëshuar te bulevardi dhe duke e detyruar për të thënë budallallëqe, për radhë të gjata, që kishin zënë deputetët e militantët e PS-së, për të hyrë në grevë urie.
Këtë bëri Namik Dokle, artikuloi ato që i kishte thënë kryetar Edi Rama, por që nuk kishte pse ti thoshte vetë, kur e dinte që s’ishin të vërteta dhe se sa për budallallëqe, kishte “xhaketën e vjetër” Namik Doklen, që s’ka çfarë të humbasë...