E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritoli në banesë, shoqërohet 53-vjçari

 Ish- bashkëshorti: S'kam lidhje me ngjarjen. Policia: Mungojnë provat për ta ndaluar
Vlorë-Policia e Vlorës ka shoqëruar ish -bashkëshortin e Anxhela Myrtajt, si i dyshuar kryesor për shpërthimin e tritolit në hyrjen e banesës së saj. Por mungesa e provave, ka bërë që seanca të ngelej thjesht në kufijtë e shoqërimit. Ahmet Lazaj është marrë në pyetje për ngjarjen, por si mësohet, ai ka qenë i prerë në përgjigjet e tij, duke mos pranuar kurrsesi të ketë vepruar ai. "Nuk kam asnjë lidhje, as me këtë shpërthim e as me të parët",- ka këmbëngulur ish- bashkëshorti, ndërsa mungesa e provave, nuk ka mundur ta implikojë atë faktikisht, veç deklarimeve të kryera nga ish- gruaja e tij. Sipas prokurorëve të Vlorës shpërthime të tilla, për fat të keq kanë edhe zbulueshmërinë më të vogël, pasi shpërthimi bën të mundur edhe shkatërrimin e provave të mjaftueshme në vendngjarje. Gjithsesi e dëmtuara u është përmbajtur akuzave duke cilësuar të dyshuar kryesor ish- bashkëshortin dhe mohuar të ketë pasur konflikte të tjera gjatë gjithë këtyre viteve. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur një sasi tritoli u vendos pranë banesës së Anxhela Myrtaj dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme në hyrjen e saj, por edhe banorëve të tjerë të pallatit, si dhe duke përcjellë gjendje paniku pranë pallatit gjashtëkatësh në lagjen "Osmën Haxhiu".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›