Të godasim Edi Ramën me kokoshka
Nga Anastas PJETRI
Se çfarë niveli mediokër ka politika jonë, e provon komisioni parlamentar i porsa ngritur, për të hetuar shkeljet e Kryebashkiakut Edi Rama me gjoja lejet e ndërtimit. Komision tani në fund të mandatit, të cilit i ka mbaruar mandati pa filluar ende punë. Shaka pa kripë e figurave të shqyera të mazhorancës për të goditur në pikën më të fortë, të majtën socialiste. Për të goditur Edi Ramën, i cili ka radhën kësaj here, për të prurë në pushtet socialistët dhe aleatët e tyre. Vallë me kësi lloj stonaturash politike kërkon të mbajë përsëri pushtetin, apo të fitojë zgjedhjet e 28 Qershorit shumica aktuale? E pështirë, e dalë boje, mjerave, kjo nismë e fundit e PD me Xhaferrin, Palokën, Bumçin e të tjerë. Nuk u ngopën me të tillë komisione parlamentare, që më tepër i ngjajnë Kafazit të artë dhe Big Brother, se sa një institucioni serioz me njerëz seriozë. Nisma e fundit ka shkaktuar habi edhe vetë brenda kampit blu. Ka qenë më tepër se e habitshme, që deputetët e sipërpërmendur kësaj radhe kërkojnë të vënë në veprim artin e prestidigjitatorit. Këta prestidigjitatorë do të kërkojnë ti mbushin mendjen shqiptarëve në prag të zgjedhjeve, se Edi Rama qenka një i korruptuar, një mediokër. S është ndonjë gjë e re. Do përpiqen ata të na shpjegojnë, duke harruar se viktimat e injorancës do të jenë ata vetë. Atyre u duket shumë e thjeshte ngritja e një komisioni të tillë. Por si, kaq shpejt i kanë harruar komisionet e viteve të shkuara kundër liderit socialist, që përfunduan si flluska sapuni. Gjërat më të thjeshta janë shumë të ndërlikuara - nuk duhet të çuditemi për këtë gjë. Por ja që, Xhaferri, Paloka, Bumçi e të tjerë spaskan mësuar gjë fare nga përvoja në politikë. Kaq kohë në parlament e su poqën e su poqën. Shumë shkojnë në qabe, por pak dervishë dalin, - thuhet në një nga librat fetarë. Të gjithë janë në gjendje të nxjerrin përfundime, se duhen ngritur komisione, por pak janë ata që janë në gjendje të gjykojnë. Të nxjerrësh përfundime qenkërka art më vete. Mediokritet i turpshëm. Ndoshta më poshtë se një mediokritet. Nuk paska gjë më mjerane se sa të të vijë turp nga vendi yt dhe nga njerëzit që e qeverisin atë. Deputetë blu, në fakt jo të gjithë, të cilët kënaqen se tepërmi, njëlloj si ata njerëzit e rëndomtë, që dinë vetëm të jetojnë në gjendje lufte . Deputetë të tufëzuar e të rrezikuar pa pushim dhe ku mbretëron imoraliteti më strikt. Nejse, e tillë është koha ku jetojmë. Jetojmë në epokën ku vuajtja është virtyt. Mizoria është virtyt. Hipokrizia, një virtyt. Hakmarrja, një virtyt. Mohimi i arsyes, një virtyt. Ku mirëqenia, përkundrazi është një rrezik. Etja për dije, një rrezik. Siguria, një turp. Nxitja e mëshirës, një turp... Puna, një turp. Çmenduria, diçka hyjnore. Ndryshimi, diçka imorale dhe i mbushur me rrezik. Këta janë deputetët tanë, që kërkojnë përsëri pushtet. Këta janë ata që kërkojnë të merren me qënjen tonë njerëzore, por që nuk kanë mësuar të njohin veten e tyre. Kësaj i thonë të duash të mashtrohesh. Më saktë, të vetëmashtrohesh. Njerëzit ziliqarë, të cilët kanë një nuhatje të hollë, nuk kërkojnë ta njohin nga afër rivalin e tyre, me qëllim që të mund të ndjehen superiorë ndaj tij. Edi Rama është vërtetë një rival. Ka fituar për herën e tretë Bashkinë e Tiranës. Herën e fundit, diferenca në vota me kundërshtarin e radhës, z. Olldashi ishte gati 30 mijë vota plus. Dhe të mos harrojmë, Tirana nuk ka pak, por plot 32 deputetë. Kush merr Tiranën, ka fituar zgjedhjet. Fati se kush do të qeverisë për katër vitet e ardhshme do të vendoset në Tirane, Durrës, Elbasan. Dhe për këtë, PD dhe aleatet e saj kanë zgjedhur të bëjnë tabele qitjeje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Bateritë janë drejtuar kësaj here vetëm kundër tij. Komisioni parlamentar i porsangritur, Kryeministri, z/Kryeministri, satelitet e tyre, duke lakuar emrin e kryetarit të PS, po luajnë thjesht teatër që i ka dalë boja. Teatri ka kohën e tij. Komisioni parlamentar është një shfaqje pa hijeshi e një politike që ka shteruar ose po shteron. Kësaj i thonë të të mungojë imagjinata. Kur imagjinata e një partie politike dobësohet, te ajo lind një prirje që ti shfaqë legjendat e saj në skenë dhe ku komedianët e saj të maskuar si heronj i bëjnë një dëm të pallogaritshëm fitores së zgjedhjeve edhe vetë vetes se tyre. Ai që ka ndopak mend, për të mos dëmtuar veten, për të mos humbur arsyen, ikën, largohet përballë ngjarjeve të tipit një komision hetimor për Edi Ramën. Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të impresionohen dhe të ngulen para ekranit duke ndjekur për të tretën herë filmin Edi Rama me megafon në dorë. Shqiptarët, në këtë prag zgjedhjesh të një rëndësie të veçantë, nuk mund të shikohen më si një turmë popullore në ngazëllim, me lot dhe duartrokitje, përpara liderëve që premtojnë. Ti ngresh Edi Ramës komision hetimor parlamentar, do të thotë ta godasësh atë me kokoshka. Jemi të gjithë të lodhur, përfshirë dhe arkitektët e komisionit hetimor. Jemi të sfilitur nga e njëjta ligjëratë politike anakronike dhe e zgërlaqur. Të shkosh përpara me shpejtësi duhet të promovosh talent, virtyt, punë dhe ndershmëri. Por, të kërkosh përsëri komision hetimi, do të thotë të mos kesh dëshirë, vullnet dhe aftësi për të zgjidhur gjërat. Gjërat që duhet të zgjidhen nga politika, gjithmonë nuk janë personale, por publike. Në një republikë parlamentare, siç jemi ne, parlamenti ka për detyrë të kontrollojë qeverinë. Parlamentarizmi, në çdo anë që ta shohësh e bën qeverinë përgjegjëse dhe ajo rrezikon mosbesim në qoftë se nuk zbaton ligjet. Parlamenti njeh vetëm ministrat. Kjo do të thotë se vetëm ministrat janë përgjegjës, edhe pse mund të jenë pjesë e administratës që nuk plotësojnë kërkesat e parlamentit. Ligjërisht, aparati i kontrollit të Parlamentit, edhe pse është kthyer në drejtim të gjithë administratës, në radhë të parë ndjek marrëdhëniet midis Parlamentit dhe ministrave. Përderisa paska me gjithë mend një dëshirë të madhe për të ngritur komisione, edhe tani në fund të mandatit nga mazhoranca, le të ngrinte ajo një të tillë për fenomenin e krijimit të varrezave të ushtarëve grekë në jug të vendit, ose çështja e shkëmbimit të ujërave territoriale midis Shqipërisë dhe Greqisë, tani në prag të vizitës së Kryeministrit grek Karamanlis, blerjes së 17 helikopterëve ushtarakë nga Franca e të tjera si këto. Fatkeqësisht, por përderisa asnjë nga deputetët e parlamentit nuk ka informacion për marrëveshjet qeveritare Shqipëri-Greqi, ku gjithçka është top-sekret, atëherë ne nuk mund të quhemi republikë parlamentare, por thjesht jemi një republikë kryeministrore. Pra ka shumë e shumë argumente që e bëjnë interesante ngritjen dhe punën e një komisioni parlamentar, për të cilat publiku të ndjekë me endje, kureshtje, por jo me Edi Ramën. Atë e kanë parë dhe ndjekur më shumë se një herë. Me Edi Ramën dhe komisionet kundër tij ka kaluar nocioni masë. Komisionin e kundërshtojnë edhe segmente brenda të djathtës. E kundërshtojnë thjeshtë për opinionin, aq sa nuk u pëlqen thjesht vetëm nga toni me të cilin është shprehur ai. Një komision i personalizuar në mënyre të skajshme. Sheshe ndërtimi ka dhe janë lëshuar për ndërtim në Shkodër, Vlorë, Durrës e në qytete të tjera .Përse vetëm Tirana dhe jo qytetet e tjerë të përfshihen në skemën e hetimit nga komisioni parlamentar? Jo gjithmonë na shërbejnë paradokset. Nganjëherë, për të fituar disa vota më tepër nga njerëzit, në mbështetje të një teze, të një ideje, të një pikëpamjeje, atyre iu duhet paraqitur kjo tezë, kjo ide, kjo pikëpamje në formën e një paradoksi të përbindshëm. Duket se komisioneret e të djathtës janë zënë ngushtë. Ata thjesht po zbatojnë një urdhër. Kupola blu nuk e ndjen veten të sigurt në zgjedhjet që po vijnë. Prandaj shfrytëzojnë çdo rast për të treguar hapur, para shoqërisë, superioritetin e tyre mbi një nga të pranishmit, kundërshtar numër një për të fituar zgjedhjet, ndaj të cilit ndihen më lart, fjala vjen, nëpërmjet pushtetit qendror, që përdor si mjet komisionet e zhvlerësuara parlamentare. Në fakt, nuk sulmohet vetëm për ti bërë keq dikujt tjetër, por dhe për tu bërë i vetëdijshëm për forcën që ke. Gjithsesi, ka