E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, policia shmang konfliktin mes familjeve

• TROPOJE - Policia ndërhyn për të shuar konfliktin mes dy familjeve, i cili mund të kishte pasoja të rënda.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rragam të Tropojës, duke arritur që anëtarët e tyre të konfrontoheshin fizikisht dhe të kërcënonin njëri-tjetrin me armë. Sipas njoftimeve të policisë, grindja nisi për motive pronësie mes familjeve Aliaj dhe Osmanaj. Situata është rënduar, kur Fatjon Aliaj, 22 vjeç ka rrahur dhe më pas ka kërcënuar me armë 70-vjeçarin Qemal Osmanaj, banor i lagjes "28 gushti" në qytetin e Tropojës. Me të marrë njoftimin forca të shumta policie kanë shkuar në Rragam ku kanë shoqëruar disa persona nga dy familjet, duke vendosur masën e arrestit vetëm për 22-vjeçarin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesa dhe përreth tyre është mundur të gjendet rreth 400 m larg një kallashnikov dhe një pushkë. Pak ditë më parë, një konflikt në Has çoi në vrasjen e një 17-vjeçari nga kushëriri i tij.                                          j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›