E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet në plehra automatiku me fishek në gojë

• VLORE - Zbulohet në mes të mbeturinave automatiku me fishek në gojë.Arma është gjetur nga dy hekurmbledhës në kohën kur ata po kontrollonin në kazanët e plehrave për të mbledhur hekur dhe kanaçe, në afërsi të stadiumit "Flamurtari". Sipas policisë, arma, tip kallashnikov është zbuluar nga I.Shabani, i cili po kërkonte hekur e materiale ambalazhi prej alumini kur ka hasur në një çantë të zezë sportive. Nga kurioziteti, duke menduar se brenda saj ndodhej ndonjë material me vlerë për punën e tij e ka nxjerrë çantën dhe vetëm kur e ka hapur ka parë armën. Veç armës automatike brenda në çantë ndodhej dhe një arkë e vogël e mbushur me fishekë të së njëjtit tip. Menjëherë ka nisur shokun e tij të për të njoftuar policinë dhe pas disa minutash në vendngjarje ka mbërritur një prej efektivëve të policisë rrugore, i cili ndodhej më detyrë pranë stadiumit. Pasi ka verifikuar se dëshmia e hekurmbledhësit ka qenë e vërtetë, ai lajmëroi kolegët e tij të grupit të gatshëm. Ekspertët e policisë kanë marrë në pyetje hekurmbledhësin, i cili ka pohuar se e ka çmontuar ai armën, nga frika pasi ajo kishte një fishek në gojë. Në fund të çantës, sipas tij kishte një shtresë rëre, mbi të cilën ishte vendosur automatiku dhe arka me fishekë. Çanta është bllokuar nga policia dhe u dërgua në komisariat për të ekzaminuar nëse në të ka shenja gishtërinjsh që mund të identifikojnë pronarin. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy prej pistave kryesore për prejardhjen e armës janë: Ajo e një tentative për ta përdorur ose është përdorur për ndonjë akt kriminal dhe është hedhur mes mbeturinash për të humbur gjurmët, ndërsa tjetra ajo e hedhjes nga ndonjë individ i papërgjegjshëm i cili mund ta ketë mbajtur në shtëpi që prej vitit 1997. Pak javë më parë, një tjetër çantë sportive me armë brenda saj u bllokua nga policia, pas ndjekjes së dy të rinjve të dyshimtë që lëviznin me motor në afërsi të qendrës së qytetit.                    q.b1 armeautomatike u zbulua dje nga dy hekurmbledhësit në afërsi të stadiumit të qytetit të Vlorës, me fishek në gojë dhe bashkë me të dhe një arkë fishekësh2 rastetë armëve me fishek në gojë janë bllokuar brenda një kohe të shkurtër në qytetin e Vlorës, kur në rastin e parë ajo u hodh nga dy persona pas ndjekjes nga policia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›