Tryeza e djathtë, aleatët, presion Berishës
Të vegjlit e PD-së përfitojnë nga situata e rënduar politike për të rritur dozën e kërkesave ndaj partisë më të madhe të koalicionit. Afrimi i zgjedhjeve të qershorit 2009 ka shtuar tensionin në kampin blu, ku të vegjlit kërkojnë me domosdoshmëri mbledhjen e tryezës së koalicionit të djathtë. Ndarja e zonave të influencës do të jetë pika kulminante e kësaj tryeze, e cila, sipas burimeve nga kampi blu, pritet të mblidhet në muajin dhjetor në një mbledhje të ngushtë me partinë më besnike të koalicionit, Partinë Republikane. Edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë pjesë e negociatave në muajin dhjetor, bashkuar me Partinë Agrare të Lufter Xhuvelit. Pjesa tjetër do të jetë pjesë e negociatave të marsit të 2009-ës, ku partia më e madhe e mazhorancës do të ketë zgjidhur çështjet e brendshme të saj.
Aleatët
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e konsideron tryezën e së djathtës si një çështje të lënë pezull kohë më parë. Partia Demokratike, sipas tij, ka evituar shpeshherë mbajtjen e kësaj tryeze, duke i zhvilluar negociatat vetëm në kohë krize. Kryetari i Asamblesë së PR-së, Sabri Godo, kërkoi një bashkërendim më të mirë të forcës më të madhe me aleatët e saj të vegjël. Sipas tij, partia më e madhe ka mbetur vetëm në pozitat e një komunikimi momental, pa e çuar më tej nismën. "Në qoftë se jemi një koalicion dhe konsiderohemi si aleatë, kjo tregon se kemi një rrugë të përbashkët dhe duhet të këshillohemi për mënyrën se si do të vazhdojmë bashkëpunimin", theksoi Godo. Menjëherë pas sigurimit të pushtetit, Partia Demokratike ka lënë pas dore aleatët, duke u konsultuar me ata vetëm në momente të thella krize. Loja politike e kreut të PD-së ka përjashtuar për tre vjet mbajtjen e tryezës së rrumbullakët të kampit blu.
Ndarja e detyrave të "shtëpisë" për secilën parti gjatë fushatës elektorale të qershorit 2009 do të jetë thelbi i negociatave PD-aleatë. Edhe agrarët kanë kërkuar mbajtjen e tryezës së djathtë, duke zgjedhur edhe ata, ashtu si aleatët e tjerë, një moment delikat për të përfituar nga pozitat e Partisë Demokratike, por njëkohësisht edhe për të sfumuar ngjarjet më të rëndësishme politike të vendit.
Berisha shmang aleatët
Për shumë raste, Kryeministri Berisha ka shtyrë mbledhjen e tryezës së krerëve të partive të djathta. Nën justifikimin e axhendës së ngarkuar, Kryeministri Berisha ka tentuar të shmangë aleatët, por edhe përshkallëzimin e debateve brenda së djathtës, për mënyrën e ndarjes së tortës së pushtetit. I pyetur shpeshherë për këtë çështje, Kryeministri është mjaftuar të thotë se është në takime të vazhdueshme me aleatët. Shmangia e debatit të reformës zgjedhore me miratimin që pritet t‘i bëhet sot ka lehtësuar pozitën e Partisë Demokratike me të vegjlit, të cilët bashkëqeverisin në kabinetin "Berisha". Aleatët kanë pasur në dispozicion të gjithë kohën e duhur, që në muajin dhjetor të formulojnë qartë të gjitha kërkesat për bashkëpunimin me Partinë Demokratike përpara zgjedhjeve të qershorit 2009.