E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj, i vetmi deputet në seli gjatë takimit

 Kryetari socialist Edi Rama dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi "ia kanë dorëzuar" selinë rozë paraditen e djeshme Fatmir Xhafës. Sapo është larguar delegacioni që do të përfaqësonte PS në tryezën e presidentit Topi, në seli ka ardhur Xhafaj, i cili ishte i vetmi nga deputetët e grupit të të zgjedhurve në 28 qershor. Përveç disa punonjësve të aparatit të selisë rozë, përfshirë këtu dhe këshilltarë, në godinën e socialistëve nuk kishte atmosferë ankthi apo pritjeje të asaj që po zhvillohej me dyer të mbyllura në Presidencë mes krerëve të maxhorancës dhe opozitës për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën gjashtë mujore politike. Por as të kafenenë pas godinës së PS-së, ndryshe nga ditët e javës, kishte pak njerëz, dhe ata të rastësishëm dhe jo që kishin lidhje me strukturat e PS-së. Pas takimit me Berishën, Rama dhe Ruçi janë kthyer në seli, ku më pas mediat janë lajmëruar për komunikimin që Rama do të bënte me mediat rreth qëndrimit të PS-së. Pak para nisjes së konferencës për shtyp, ka mbërritur në PS deputeti i qarkut të Beratit, Erion Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›