E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni prishi pazarin prej 2.5 milionë eurosh

21/02/2010 Mbetet “stog” malli. Porosia kërkohej me ngulm. Skema e plotë e trafikut

TIRANE- Vënia në zbatim e operacionit të koduar “Lindja e diellit” ka prishur pazarin edhe për trafikimin e 1 ton e 500 kg marjuanë që shqiptarët dhe italianët kishin planifikuar të transportonin drejt brigjeve të Salentos në shtetin fqinj. Ky fakt është bërë me dije nga burime të Prokurorisë, të cilat pohuan se nëpërmjet përgjimeve është arritur të transkriptohet një bisedë mes të arrestuarve italianë dhe shqiptarë, ku këtyre të fundit u kërkohej dërgimi sa më shpejt i sasisë të lartpërmendur. Në pamundësi për të kryer dërgesën, (për arsye ende të paqarta) shqiptarët kanë vendosur që kërkesa e italianëve të miratohej disa muaj më vonë. Aktualisht kjo dërgesë nuk mund të kryhet kurrë pasi, personat që po përpiqeshin të ringjallnin edhe njëherë linjën e trafikut detar, u arrestuar nga policitë e dy vendeve respektive. Nga përllogaritjet që kanë kryer specialistët kjo sasi lënde narkotike kap shifrën financiare prej rreth 2.5 milionë eurosh.

Skema e trafikut

Në plot 5 vjet hetime Prokuroria e Leçes ka zbërthyer përfundimisht mënyrën e veprimit të këtij rrjeti kriminal, që nuk vepronte vetëm në Shqipëri, por edhe më tej. Nga dosja dërguar me letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda konstatohet se dy kaniniotët Mareglen Hallka dhe Fatbardh Kapllanaj në bashkëpunim edhe me personat e tjerë, siguronin drogën në fshatrat e Shqipërisë së jugut dhe më pas atë e transportonin me skafe në Itali. Në shumicën e rasteve mjetet lundruese niseshin nga bregu i Karaburunit, vend edhe ku gomonet fshiheshit për të mos u zbuluar nga policia dhe kalimtarët e rastit. Çantat me drogë fillimisht, dërgoheshin në bregdetin e “Salentos”, i cili ishte edhe udhëkryqi i këtij trafiku. Pikërisht në këtë vend, italianët prisnin gomonen, dhe pasi merrnin lëndën narkotike ajo shpërndahej në disa “sektorë” të tjerë, ku një pjese qëndronte për t’u shpërndarë në Leçe, ndërsa pjesa tjetër dërgohej në Siçili. Pikërisht nga ky ishull, droga mbërrinte me tragete dhe makina të ndryshme në Belgjikë, Gjermani e Holandë. Burimet shtuan se gjithmonë trafiku nga Shqipëria në Itali, kryhej natën dhe në orët e para të mëngjesit sa lindte dielli, gomonia mbërrinte në zonën e Salentos. Pikërisht nga ky detaj kanë marrë frymëzimin edhe hetuesit italianë, të cilët jo më kot emrin e operacionit kanë preferuar ta kodojnë me “Lindja e diellit”.

Përmbajtja e hartës

Fotoja e parë djathtas (skafe të mbushur me hashash, të grumbulluar në Karaburun nga pika të ndryshme). Fotoja e dytë (bregdeti shqiptar, sipërfaqja nga ku ekspertët dyshojnë se niseshin këto skafe) Fotoja e tretë (pikat ku gomonet vërshonin për të lënë sasitë e mëdha të drogës. Fotoja e fundit harta e pikave ku hashashi lihej nga skafistët e prej aty merrej nga të tjerë persona.

Dyshime për Pulizon

Romeo Pulizo, njëri prej të mbijetuarve në tragjedinë e janarit 2009, ku humbën jetën dy vëllezërit vlonjatë Golaj, dyshohet se ka lidhje me personat e arrestuar në Shqipëri. Burime pranë Prokurorisë konfirmuan se Pulizo, kërkohet nga shteti italian për trafik droge, por nuk saktësuan nëse ai ishte vënë nën përgjim nga Prokuroria e Leçes. Aktualisht Romeo Pulizo vazhdon të qëndrojë i arrestuar në Kroaci, shtet në të cilin ai u gjend pa ndjenja, pasi gomonia me të cilën udhëtonte u përfshi nga dallgët e mëdha të detit.

Kronologjia e operacioneve për këtë grup kriminal

Operacioni policor i koduar “Vjosa 2007”

Episodi i parë

21.04.2007

1. Maringlen Halka, vjeç 26, nga Vlora

2. Piro Bregu, vjeç 42, nga Vlora

Episodi i dytë

14.01.2007

1. Toni Kushi, vjeç 26, nga Vlora

2. Petraq Pandeli Lala, vjeç 38 nga Vlora

Sekuestrimet

a. sasia prej 221 kg lëndë narkotiek tip marijuanë e paketuar në 9 pako,

b. 1 mjet lundrues tip gomone me dy motorë,

c. 8 bidonë me benzol.

Episodi i tretë

08.02.2007

1. Devis Koleci, vjeç 24, nga Tirana

2. Artan Aliaj, vjeç 28, nga Durrësi

3. Myrteza Beja, vjeç 49, nga Tirana

Sekuestruar

a. Sasia prej 15 kg e 324 gram heroinë

b. 1 presë hidraulike dhe një peshore

c. 2 autovetura

d. Shuma prej 4.450 eurosh dhe 18.700 lekësh.

Episodi i katër

15.02.2007

1. Artur Rrumbullaku, vjeç 39, nga Fieri

2. Albert Binjaku, vjeç 44 nga Fieri

Sekuestrimet

a. Sasia prej 96 kg e 635 gram lëndë narkotike e tipit marijuanë,

b. 1 autoveturë tip Benz pa targa.

Episodi i pestë

16.03.2007

1. Fatbardh Kapllanaj, vjeç 31, nga Kanina Vlorë.

2. Taulant Kapllanaj, vjeç 23, nga Kanina Vlorë,

3. Sokol Resulaj, vjeç 31, nga Vlora,

4. Silvan Haxhiraj, vjeç 21, nga Vlora.

Sekuestrimet

a. sasia prej 344 kg lëndë narkotike marijuanë,

b. 1 gomone,

c. 2 automjete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›