E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kalimashit mbërrin 1 km

• Tuneli më i madh i Ballkanit mbërrin kilometrin e parë të tij. Investimi gjigant për autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën po ecën me ritme të shpejta.KUKES / JONUZ HALLAÇINdonëse afati i përfundimit të tunelit të Kalimashit, pika finale e rrugës Durrës-Morinë është viti i ardhshëm, ecuria e punës dhe vetë drejtuesit e punimeve shprehen optimistë. Chris Dixon, menaxheri amerikan i ndërtimit të tunelit, pohon se megjithë vështirësitë që hasen për hir të shtresave të ndryshme shkëmbore të malit, në çdo metër punohet sipas grafikut. Në fakt tuneli konsiderohet një vend me rrezikshmëri qoftë nga shembjet, qoftë nga shpërthimet e ujërave apo gazrave, ndonëse masat paraprake të caktuara në katalogun  teknik u paraprijnë të gjithë të papriturave. Për të arritur deri në fund të tunelit duhet të ecësh 1 km, derisa arrin aty ku makineritë ngulin dhëmbët e tyre në faqen e malit, duke shkërmoqur nga ai copa gurësh e minerali. Pavarësisht debatit politik në Tiranë mbi projektin e autostradës, për amerikanin e tunelit, e rëndësishme është të bëhet puna, për të lënë pas një investim madhështor. Çfarë përfaqëson ky projekt?Ndërtimi i kësaj rruge është një projekt shumë i madh për dy kompanitë "Bektel" dhe "Enka". Qëllimi ynë kryesor në projekt është siguria e njerëzve që punojnë dhe prioriteti i dytë është cilësia e punimeve. Eshtë një projekt mjaft i vështirë, pasi vetë terreni është i thyer dhe malor. Ndoshta në projekte të tjera terreni na ka ndihmuar e këtu jo. Te tuneli është një gjë sfiduese.Sa persona janë punësuar aktualisht në gjithë projektin Rrëshen- Kalimash?Ne punësojmë njerëz nga vendi ku po realizohet projekti, ndërsa blerjet dhe kontraktimet bëhen nga vendorët. Ne vërtetë i punësojmë dhe i paguajmë njerëzit, por krahas kësaj pagese njerëzit e këtushëm mësohen me makineritë dhe pajisjet që kompania përdor. Kjo ndihmon që në një të ardhme ata të gjejnë një vend punë më të mirë nga teknikat që kanë mësuar te ne. Kemi rreth 3 mijë punëtorë gjithsej dhe 2/3 janë shqiptarë. Qëllimi ynë është që të punësojmë 3 mijë punonjës dhe specialistë shqiptarë. Gjithashtu në të gjithë projektin tonë momentalisht po përdorim 1200 mjete, që janë të justifikueshme për të kryer punën për gjithë projektin. Ç'mund të thoni për punimet në tunelin e Kalimashit?Çdo tunel është 5.5 km, ndërsa gjatësia e dy tuneleve së bashku është 11 km. Deri tani kemi shpuar rreth 3300 m ose 30 për qind të volumit të përgjithshëm të punimeve. Ecuria e punimeve kushtëzohet nga cilësia që ka guri që haset gjatë shpimit. Kryesisht në këta 9 muaj punë kemi hasur një cilësi guri, i cili na lejonte të ecnim vetëm 4 metra në ditë. Shpresojmë që cilësia e gurit të jetë sa më e mirë dhe kjo të na favorizojë në punën tonë në brendësi të malit.Mendoni se do të përfundojë në kohë?Ne po ecim më mirë sesa planifikimi, megjithëse guri nuk po na del aq i mirë sa e kishim menduar ne. Siguria në punë dhe kualiteti sipas rregullave që ne kemi si kompani do të arrijmë të përfundojmë tunelin në kohë, pra brenda vitit 2009. Po bëjmë testime për t'u siguruar se çdo gjë është brenda standardeve dhe Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve ka kontaktuar një firmë supervizore, që kontrollon cilësinë dhe standardin në punë.   Ky projekt kaq i rëndësishëm po shoqërohet dhe me një debat të madh politik në Tiranë mes pozitës dhe opozitës. Si ndikon kjo në punën tuaj të përditshme?Qëllimi ynë kryesor kudo që shkojmë është mospërfshirja në politikë. Kërkojmë të bëjmë punën, të bëjmë rrugën me klas. Ne jemi në kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, ajo mund të marrë përgjegjësinë për gjithçka. Nëse do ishim përfshirë në politikë dhe do na shqetësonte shumë dhe të tërhiqte vëmendjen, ne nuk do punonim ashtu siç duhet. Kështu, jemi të përfshirë më shumë me punë se sa me politikë. Do të lëmë të tjerët të shqetësohen për politikën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›