Turistët italianë vizitojnë qytetin
BERAT - Futja e qytetit të Beratit në UNESCO ka bërë që ky qytet të këtë një dyndje të madhe turistësh të huaj. Më të fundit janë ata italianë, të cilët me anë të rulotëve kanë udhëtuar nga shteti i tyre drejt Shqipërisë. Dje ata ndodheshin në Berat, ku kanë vizituar lagjet "Mangalem", "Kala", "Gor-icë", duke u njohur me vlerat muzeale dhe kulturore. Burime nga zyra turistike dhe bashkia bëjnë të ditur se kjo shoqatë turistësh ka ardhur në Berat për t'u njohur me potencialet që ofron qyteti. Pas Beratit ata kanë udhëtuar drejt kanioneve të lumit Osum, ku janë mahnitur me bukuritë e natyrës sonë. Turistët italianë mbërritën pak ditë më parë nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër, për të vizituar qytetet e ndryshme të vendit, mes të cilëve dhe Beratin, i hyrë një vit më parë në organizatën mbrojtëse të trashëgimisë kulturore, UNESCO. d.xh