E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk: GJND nuk merr vendim për Kosovën

Presidenti slloven Danilo Turk deklaroi se nuk beson se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do të sjellë konkluzione përfundimtare për legjimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi "do të duhet ta marrë parasysh rregullin se njohja e shteteve është punë e sovranitetit të atyre shteteve të cilat e njohin"."Gjykata mund t'i analizojë rrethanat të cilat kanë cuar deri tek shpallja e pavarësisë, por nuk mundet t'u rregullojë shteteve politikën e tyre të njohjes. Kjo është punë e sovranitetit të secilit shtet në veçanti. Prandaj nga mendimi përkatës i gjykatës në Hagë nuk guxojmë të presim shumë", tha Turk gjatë një interviste. Presidenti slloven vlerëson se paralajmërimi i parakohshëm i kryetarit të kësaj gjykate është në vend" dhe thekson se "gabojnë të gjithë ata të cilët në shembullin e Kosovës presin gjykata të sjellë aktvendim me formën e mendimit". Turk, i cili është profesor i së drejtës ndërkombëtare, thekson se çështja për ndarje të njëanshme gjithmonë është kontestuese dhe e lidhur me tensionet politike, edhe në këtë kuptim e rrezikshme për paqen në botë. "Por në rastin e Kosovës duhet ta kemi parasysh edhe elementin humanitar. Fakt është se në verën e vitit 1998 erdhi deri tek përdorimi i gjerë i fuqisë në Kosovë, ndërsa kishte viktima në mesin e popullatës civile- thotë turk. presidenti turk permendi faktin se Këshilli i Sigurisë i KB-së që nga fundi i vitit 1998 vlerësoi se situata është keqësuar deri në atë masë saqë rrezikon paqen ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›