Turku i vjedh 1 milion e 500 mijë euro firmës “Gintash Konstruksion”
Vjedhje spektakolare në kompaninë turke të ndërtimit ““Gintash Alb Konstruksion” sh.p.k, me qendër në Laprakë të Tiranës. Nga buxheti i firmës së huaj janë marrë plot 1 milion e 500 mijë euro, ndërkohë që autori është vënë në prangat e policisë pas denoncimit të drejtuesve të kompanisë. Bëhet fjalë për Husnu Kemal Vatansever, një 51-vjeçar me kombësi e shtetësi turke, por që lindur në Tetovë dhe aktualisht banues në Tiranë. Ky i fundit, nuk ka rrezikuar me ndonjë armë a maskë duke kërcënuar punonjësit, por nëpërmjet falsifikimit të disa dokumenteve dhe mashtrimit që u ka bërë administratorëve të kompanisë turke me pronar bashkëkombasin e tij, Neçip Naxhi Dogru, ka mundur të përvetësojë shumën marramendëse të të hollave.
Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, arrestimi i Vatansaverit u krye pasi ndaj tij është depozituar një kallëzim nga kompania “Gintash Alb Konstruksion” sh.p.k, se 51-vjeçari përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka realizuar vjedhjen e shumës së parave prej 1 500 000 eurosh. Policia tha se ndaj tij u kryen të gjitha veprimet procedurale dhe se materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Mashtrimit” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Pas denoncimit pak ditë më parë të drejtuesve të firmës turke të ndërtimit, “Gintash Alb Konstruksion” sh.p.k, në policinë e kryeqytetit për vjedhjen e një sasie të madhet hollash, kjo e fundit ka filluar hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje. Fillimisht, në pyetje janë marrë administratorët e kompanisë turke, ndërkohë që nga të dhënat e policisë mësohet se këta të fundit kanë hedhur të gjitha dyshimet tek turku Husnu Vatansever. Kjo, pasi ende në rrethana të pazbardhura me detaje, para pak kohësh ky i fundit është parë shpesh në zyrat e financës së kompanisë, si dhe me një sërë dokumentesh.
Me këto të dhëna në duar, punonjësit e policisë do të viheshin ne kërkim të turkut të dyshuar, derisa është bërë dhe ndalimi i tij në një apartament në kryeqytet. Ndërkaq, nga ana e tyre, ekspertët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar në policinë e Tiranës, do të fillonin pa humbur kohë të verifikonin dokumentet e të dy palëve, derisa do të konstatonin shkeljet e turkut Vatansever. Kaq ka mjaftuar që ndaj 51-vjeçarit të merret masa e arrestit me akuzën e “Mashtrimit” dhe të “Falsifikimit të dokumenteve”. Pas kësaj, policia tha se tashmë hetimet janë përqendruar për zbardhjen e skemës së mashtrimit që Vatansever ka përdorur për të bërë për vete drejtuesit e firmës “Gintash Konstruksion” dhe që të marrë prej andej shumën e rreth 2 miliardë lekëve.
Falsifikimi i dokumenteve / Neni 186
Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga 200 000 – 600 000 lekë. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga 6 muaj – 14 muaj dhe me gjobë nga 300 000 – 1 000 000 lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.
Mashtrimi / Neni 143
Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.