E Diel, 1 Nëntor 2026

“Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, monografia e Fahri Balliut prezantohet në klubin më të madh të shtypit në Uashington

Përkthimi anglisht i monografisë best-seller të publicistit Balliu ka patur dje në mesditë, në Klubin kombëtar të Shtypit në Uashington prezantimin e parë me publikun. Lektorë në ceremoni qenë profesori i universitetit të Uashingtonit Xhon Kornaki si dhe Eduard Periola, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, në Fondacionin e Viktimave të Komunizmit, forum që drejtohet nga presidenti Xhorxh.W. Bush

Në mjediset e “National Press Club”, mjedisi më i rëndësishëm i botës mediatike të Uashingtonit, në sallën më të madhe të tij, në “Holleman”-in mitik u mbajt dje prezantimi i parë i librit “Black Lady” - “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”,
përkthimit në anglisht të monografisë best-seller në gjuhën shqipe të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu. Në prezantim merrnin pjesë përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në kryeqytetin e SHBA-së, gazetarë të njohur, përfaqësues nga Radioja Kombëtare e Uashingtonit, drejtues të “Think-tank”-eve më të njohur, drejtues të organizatavetë mendimit politik si dhe dashamirës të Shqipërisë e të librit shqip. “National Press Club” është organizata më e vjetër e shtypit në SHBA dhe njëra nga më influentet, e themeluar në mars të 1908-s si një bashkim vullnetar i 32 gazetave më të mëdha amerikane. Duke folur për rëndësinë e këtij klubi gazetarësh dhe të shtypit në SHBA, komentatori i CBS, Eric Sevareid, kur fitoi anëtarësinë në këtë klub ekskluziv u shpreh se organizata thirrej si “sanctum sanctorum” e gazetarëve amerikanë, si Westminster- I I tyre, si Delfi dhe Meka e gazetarisë. Lektori i parë i ceremonisë së prezantimit të librit të zotit Fahri Balliu ishte Xhon Kornak, profesor i shkencave politike dhe lektor i universitetit “Xhon Hopkins”
të Uashingtonit, i cili u ndal në rëndësinë që paraqiste përkthimi i këtij libri substancial për Shqipërinë postkomuniste edhe në gjuhën angleze. Ai vlerësoi guximin intelektual të zotit Balliu dhe shprehu bindjen se libri do të gjente një audiencë të gjerë tek publiku amerikan. Më në detaje për librin, u shpreh lektori i dytë i ceremonisë së organizuar
nga “National Press Club”, Eduard Periola, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në Fondacionin Amerikan të Viktimave të Komunizmit, organizatë e krijuar para 3 vjetësh e ku president nderi i tij është presidenti Xhorxh.W.Bush. Zoti Periola theksoi kontributin e zotit Balliu për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si dhe kurajon e treguar në dëshmimin e rolit të diktaturës - e specifikisht të gruas së diktatorit
– në instalimin dhe mbajtjen gjallë të njërit nga regjimet më të egra komuniste të botës. Ai tha se publiku amerikan duhej të ndihej i privilegjuar që një kontribut kaq specifik po vinte në përkthimin anglisht, si një mundësi e re që do t’i ndihmojë amerikanët të kuptojnë edhe më mirë përpjekjet e mëdha që klasa politike në qeverisje po kryen për ta integruar vendin në gjirin e familjes perëndimore, ku shqiptarëve u takon me meritë të jenë. Më tej, e ka marrë fjalën ylli i “National Press Radio”, radios kombëtare të Uashingtonit, Viki O-Hara, e cila, duke vlerësuar përkthimin e librit dhe kontributin e publicistit
Balliu, tha se kuptonte disi më shumë se të tjerët, të pranishëm në ceremoni, rëndësinë që ka për shqiptarët monografia për gruan e diktatorit komunist, pasi, theksoi ajo, “unë isha në Tiranë, teksa po përcillja për publikun amerikan vizitën e presidentit Xhorxh.W.Bush në Shqipëri dhe pashë se sa shumë përpjekje i janë dashur atij populli të shkëputet nga diktatura më mizore në Evropë e sa përpjekje të tjera akoma që të arrijë ritmin e zhvillimit, që kërkon sot Perëndimi”. Ceremonia e prezantimit të parë të monografisë “Black Lady” - “Zonja e e zezë NexhmijeHoxha” në Uashington ka zgjatur rreth 3 orë dhe një pjesë e rëndësishme e saj iu kushtua bashkëbisedimit që vetë autori, Fahri Balliu, pati me auditorinsi dhe procesit të shpërndarjes së autografeve, një aktivitetikonë për “National Press Club”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›