Në Gjermani gjithnjë e më pak fëmijë

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 18:30
Në Gjermani jetojnë gjithnjë e më pak fëmijë.
Sipas të dhënave të zyrtare të Entit të Statistikave, numri i fëmijëve është zvogëluar në dhjetë vitet e fundit për 2.1 milionë, ose për 13 për qind.
Numri i fëmijëve është zvogëluar më shumë në pjesët lindore, se në ato perëndimore të Gjermanisë.
Vetëm 16,5 për qind e popullatës në Gjermani është më e re se 18 vjeç.