E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia jep 22 bursa studimi, dokumentacioni dhe kriteret për kandidatët

Në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe, Turqia i ka akorduar Qeverisë së Republikës të Shqipërisë 22 bursa studimi për vitin akademik 2010-2011, të ndara si më poshtë. 4 bursa kërkimore (8-mujore).13 bursa për programe studimi të nivelit master ose doktoratë ( PhD. 5 bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Tetë prej bursave të nivelit master dhe doktoratë

do të jenë sipas fushave të mëposhtme. 4 bursa studimi për histori, arkiva ose arkeologji. 2 bursa studimi për shkencat e edukimit (mësuesi). 2 bursa studimi për bioteknologji. Për bursat e kursit të verës të gjuhës dhe letërsisë turke duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të 4-t të turkologjisë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Më poshtë janë shënuar edhe dokumentet e kriteret përkatëse për çdo kandidat i cili dëshiron të studiojë në shtetin turk. Kandidatët për studime pasuniversitare të paraqesin në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH këto dokumente. Kërkesën, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së lartë. Fotokopjen e noterizuar të listës së notave. Dy rekomandime. Programin e studimit. Raportin mjekësor për aftësi studimi. Raportin mjekësor që vërteton se kandidati nuk ka kaluar ndonjë sëmundje ngjitëse të AIDS ose të Hepatitit C; Certifikatën e lindjes ose fotokopjen e kartës së identitetit; (tri) fotografi. Për kursin e verës: Kërkesën për ndjekjen e kursit të gjuhës; Dëshmi për njohjen e gjuhës turke; Raportin mjekësor për aftësi studimi; Raportin mjekësor që vërteton se kandidati nuk ka kaluar ndonjë sëmundje ngjitëse të AIDS ose të Hepatitit C. Certifikatën e lindjes ose fotokopjen e kartës së identitetit; 3 (tri) fotografi. Për kursin e verës, afati i fundit për pranimin e dokumenteve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 23 prill 2010, ndërsa për bursat e tjera do të jetë data 21 maj 2010. Në këtë kuadër edhe shtete të tjera kanë ofruar bursa studimi për vendin tonë.

Last Updated on E Merkure, 14 Prill 2010 20:57

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›