Vodafone Albania sërish në mbështetje të artit
Muzike, ritëm dhe emocione shoqëruan publikun artdashës, të dielën e kaluar në natën finale të Top Fest 6. Ky është një ndër evenimentet më të rëndësishme të muzikës moderne shqiptare, i cili vit pas viti po promovon një këndvështrim të ri mbi muzikën, duke i dhënë mundësi artistëve të rinj, të joshur pas rrymave me alternativë muzikore, të promovohen në skenën shqiptare, përballë një publiku që e njeh shumë mirë prestigjin e Top Fest.
Është ky, festivali nga i cili do të dilte Alban Skënderaj, një nga artistët më premtues të muzikës moderne shqiptare, dhe është po ky festival, i cili këtë vit do të vlerësonte me çmimin e parë këngëtaren kosovare, Linda me këngën Ëndërroj. Mbrëmja u shoqërua me shumë çmime, ndër të cilat do të veçonim çmimin Vodafone Club, i cili këtë vit do ti shkonte Eugent Bushpepës me këngën Stinë Dreqi, kompozuar nga Elton Deda, një nga hitet më të veçanta të këtij edicioni, i cili dhuroi shumë emocion. Përzgjedhja e Eugent Bushpepës si fitues i çmimit Vodafone Club, u mirëprit me duartrokitje të gjata nga publiku. Ashtu si do të shprehej edhe vet këngëtari; ...e dashuroj këtë këngë nga nota e parë tek e fundit, jam përpjekur të vij pak ndryshe dhe më melankolik, duke u bazuar në një muzikë dhe tekst që flet për një dashuri të humbur. Përsa i përket çmimit Vodafone Club, ai ka theksuar se ndjehet tepër i kënaqur duke e vlerësuar si një ndër çmimet më prestigjioze të Top Fest-it, duke veçuar faktin se dhe ai vet është pjesë e kësaj familje të madhe telefonike. Vodafone Albania është partner zyrtar i Top-Fest, që prej fillimeve të tij, 6 vite më parë. Një aktivitet, i cili vit pas viti po bëhet një trampoline suksesi për të rinjtë shqiptarë. Ky bashkëpunim tregon sërish mbështetjen e fuqishme që Vodafone Albania i jep në vazhdimësi artit shqiptar. Mund të thuhet pa hezitim, se edhe këtë vit, ashtu si vitet e shkuara çmimi Vodafone Club ka shkuar në duart e duhura.