U kap me drogë, mbetet në burg 25-vjeçari
TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë "burg pa afat" për të riun kryeqytetas Indrit Gjolla, i cili u kap me një sasi prej 66 gramësh lëndë narkotike, katër ditë më parë. Dje, para gjyqtares së gatshme, në seancën për caktimin e masës së sigurisë ai pohoi se, ishte përdorues i narkotikëve dhe se në momentin e arrestimit kishte në xhep një sasi prej 1.7 gramësh hashash. Ndërsa përfaqësuesi i organit të akuzës pohoi se, pas kontrollit të ushtruar në banesën e të pandehurit dhe të shtetasit Xh.S., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 66.6 gramë me gjithë ambalazh, bimë e dyshuar lëndë narkotike kanabis sativa e ndarë në 28 kuti, cila mendohet se i përket Gjollës. Por i pandehuri dhe mbrojtësi i tij pasi kërkuan një masë të lehtë dënimi, mohuan që kjo sasi narkotikësh të ishte e tij. f.m.