E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kap me drogë, mbyllet në qeli 20-vjeçari

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për të riun kryeqytetas Shkëlzen Meçollari i kapur me drogë katër ditë më parë. Sipas prokurorisë 20-vjeçari është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, me një pako të mbështjellë me natriban, me peshë 107 gramë. Pas kësaj ai është shoqëruar për në komisariat ku hetimet kanë nxjerrë se lënda që ndodhej brenda pakos të ishte bimë narkotike “Canabis Sativa”. Meçollarit i është komunikuar akuza e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, ndërsa në të njëjtën kohë policia e ka marrë në pyetje, ku mësohet se ka dhënë pak informacione në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij dhe origjinën e narkotikëve. Gjatë seancës së djeshme prokurori ia komunikoi këtë akuzë 20-vjeçarit dhe i kërkoi gjykatës mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve. Vetë i pandehuri dhe mbrojtja e tij kërkuan një masë me të lehtë siguri,e duke pretenduar se ende nuk kishte një akt ekspertimi për lëndën e kapur. Gjithashtu, sipas tyre në vendosjen e masës së sigurisë gjykata duhet të vlerësonte edhe disa rrethana lehtësuese ndaj 20-vjeçarit.                   f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›