E Diel, 1 Nëntor 2026

U kapën me drogë, akuza: 36 vjet burg trafikantëve

 

TIRANE – Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje 36 vjet e 6 muaj heqje lirie për 5 prej personave të arrestuar nga operacioni “Eagle”, të vitit të kaluar për akuzën e “trafik narkotikësh e mbetur në tentativë”. Prokurori i çështjes pasi lexoi përpara Gjykatës për Krimet e Rënda konkluzionet përfundimtare të akuzës, kërkoi dënime që varijonon nga dënime të barabarta me kohën e paraburgimit deri në 12 vjet heqje lirie. Në pretencën e saj pala e akuzës kërkoi nga 12 vjet burg për të pandehurit Sentilian Rungo, Ajet Agolli dhe Bledar Lushnjaku, ndërsa 10 vjet e 6 muaj heqje lirie për Leonidha Shkodranin. Për të pandehurin Altin Janko, i cili akuzohej për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”, prokuroria kërkoi dënimin e tij më kohën e paraburgimit. Pak seanca më parë gjykata kishte pranuar kërkesën e të pandehurve të kësaj çështjeje për gjykim me kohë të shkurtuar. Operacioni që prangosi të pandehurit e kësaj dosjeje, që përfundoi me 24 të arrestuar, u zhvillua në disa faza gjatë periudhës gusht-nëntor të vitit 2007. Fakti që një pjesë e tyre nuk njiheshin me njëri-tjetrin, çka çoi në ndarjen në dy pjesë të dosjes. Sipas Prokurorisë, gjithsesi akuza ka prova të faktuara sipas të cilave, të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Pjesa kryesore e provave lidhet me përgjimet telefonike që prokuroria dhe policia u ka bërë të dyshuarve gjatë aktivitetit të tyre me trafikimin e lëndëve narkotike në rrugë ndërkombëtare. Ata dyshohet se kanë pasur bashkëpunëtorë edhe në Greqi, të cilët prisnin sasitë e drogës, që niseshin nga vendi ynë.                          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›