"U katandisëm në vendin ku, quhesh njeri kot, po nuk sfidove ligjin"
Mesa duket ai "Qiriu" i të madhit Naim, që sakrifikohej dhe digjej ngadalë për të na ndriçuar, sot është shuar, dhe, e gjithë kjo, sepse ne e lamë atë në harresë, nuk u kujdesëm për të. Gjithmonë shihemi me përbuzje nga popujt e tjerë.
E pse? Se këtë përshtypje u kemi lënë! Këtu vritesh për një fjalë goje, këtu quhesh prostitutë, nëse del me dikë, këtu quhesh njeri kot, nëse nuk i thyen ligjet e shtetit.
Të gjithë kemi vlera brenda vetes dhe shumë pak nga ne duan apo dinë t'i shfrytëzojnë ato. Gjithmonë kam pasur një moto timen: "Trinomi i madh, për rrugën drejt suksesit, është: Dëshirë, Kurajo dhe Vullnet! Unë, si një qytetar i thjeshtë dhe një student i juridikut, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos brezave të rinj,që t'i futemi punës. Jemi ne ata që mund ta gjejmë rrugën e duhur drejt suksesit, mos ta presim të na zbresë nga qielli.