E Diel, 1 Nëntor 2026

"Çfarë ligji ka shkelur Berisha, apo vajza e tij? Asnjë ligj!"

Nuk shikoj arsyen e këtyre deklaratave me kritika, që ambasadorët i drejtojnë qeverisë shqiptare. Për mua, qeveria Berisha, po punon në mënyrë të shkëlqyer dhe nuk konstatoj asnjë reagim negativ të kryeministrit ndaj prokurorisë.

Prandaj, them që, qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara. Ka një arrogancë të prokurorisë që kërkon të tregojë se nuk pyet për askënd dhe asgjë. Ka keqpërdorim politik të prokurorisë, për të bllokuar pronat e biznesmenëve të ndershëm si z.Fazlliç, me thashetheme.

Largoni emocionet politike dhe shikojeni çështjen siç duhet. Çfarë ligji ka shkelur Berisha apo vajza e tij? Çfarë ligji ka shkelur Fazlliçi? Asnjë ligj! Argita Berisha ka folur dhe ka bërë shumë mirë, pasi ujqërit tym duan. Gjërat duhen sqaruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›