"Çezarit t'i japim atë që meriton". Në fund të fundit, Atdheu është një"
Me sa kam vënë re, këtu në Shqipëri, funksionon një "zinxhir" emërimesh, që krijon probleme dhe mungesë korrektese: qeveria, kuadrot e lartë shtetërorë, administrata, në përgjithësi, po përmbushet dhe po drejtohet nga shokët dhe miqtë e tyre.
Madje, është bërë e udhës, që, shokët e grupeve që kanë mbaruar shkollat bashkë, pavarësisht nëse ata kanë patur ose jo rezultate në studimet e tyre përkatëse, kanë zënë vende dhe pozicione kyçe në administratën shtetërore, kjo e konstatuar dhe, pse jo, e bërë edhe publike.
Në një opinion televiziv, kohët e fundit, u cek me të madhe dhe u pranua masivisht se, të mbarosh shkollën brenda vendit dhe, konkretisht, këtu në Shqipëri, është shumë më mire, se sa ta mbarosh në vendet perëndimore, dhe kjo, për arsyen e vetme se, këtu, je mes shokësh dhe kolegësh, ndërsambarimi i shkollës jashtë shtetit, nuk ta ofron këtë shans.
Si na qenka më mirë një shkollë e mbaruar këtu në Shqipëri, se sa një shkollë e mbaruar në perëndim, kur ne e dimë ndryshimin? Të mbarosh shkollën në perëndim, do të thotë, të jesh shumë larg kulisave dhe ryshfeteve, partive-klane dhe politikave të tyre të mbrapshta, të jesh larg"shokëve dhe miqve", jo se do të thotë se nuk ke shokë dhe miq, por nuk janë këta arsyeja e të qenit dikushi, pra, duhet të karakterizohesh nga meritat e tua personale.
"Çezarit t'i japim atë që meriton". Në fund të fundit, Atdheu është një. Respekte "Shekullit": Artur Shehu