U përplasën me makinat, e plagos me armë
KRUJE - U konfliktuan tre ditë më parë pasi u përplasën me mjetet, dje tentoi ta vriste me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Thumanë të Krujës, kur 40-vjeçari Petrit Bafti mbeti i plagosur rëndë. Sipas policisë, Bafti ishte duke udhëtuar në drejtim të Laçit, në rrugën e vjetër të Thumanës, kur një person i cili po udhëtonte me një autoveturë tip "Benz" i ka prerë rrugën. Ai ka zbritur nga makina dhe me pistoletë në dorë ka qëlluar dy herë 40-vjeçarin Bafti, duke e plagosur rëndë. Pas krimit, autori është larguar, por policia bëri të ditur se ai është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Grupi i hetimit zbardhi edhe motivin e kësaj ngjarjeje, e cila e ka zanafillën tre ditë më parë kur autori dhe viktima ishin konfliktuar pasi ishin përplasur me mjetet e tyre. r.n