E Shtunë, 31 Tetor 2026

“UPIM”, vjen i pari dyqan për të gjithë familjen

Që nga 26 qershori gjithmonë në “Kristal Center”. Qendra tregtare që plotëson të gjitha kërkesat

Ervin Koçi

Nën vezullimin e fishekzjarrëve, muzikës “live” dhe shampanjës, u përurua dje në një nga qendrat tregtare më prestigjioze të kryeqytetit, “Kristal-Center”, gjiganti italian i veshjeve dhe aksesorëve të tjerë për të gjithë familjen, “UPIM”. Ky sallon, i cili hapet për herë të parë në Tiranë dhe në Shqipëri, është vendosur në zemër të qendrës “Kristal”, e pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Ora 19:00 e mbrëmjes së djeshme u dhuroi kryeqytetasve një sallon të ri shoping-u në zemër të qendrës tregtare më moderne dhe më të re i konceptuar ndryshe, që do të plotësojë kërkesat dhe nevojat e klientëve. E mbushur plot e përplot me klientë që në ditën e parë, në një atmosferë fantastike, në shoqërinë e koktejeve përgjatë gjithë hapësirës së saj, salloni “UPIM” ofron më shumë se një mundësi për të bërë pazar dhe për të siguruar në një vend të vetëm nevojat e të gjithë familjes. Në këtë dyqan tepër modern dhe të konceptuar me një stil të veçantë, klientët e zgjuar, që kërkojnë cilësinë dhe çmimin oportun, do të gjejnë: veshje dhe aksesorë për femra; veshje dhe aksesorë për meshkuj; veshje dhe aksesorë për fëmijë; artikuj dhe aksesorë për shtëpi; parfumeri dhe kozmetikë etj. Ky sallon do të jetë pjesë përbërëse e “Kristal-Center”, e cila ka një sipërfaqe 10 500 m2, me një hapësirë komerciale të konceptuar në tri kate, me mbi 60 dyqane. Një vizitë në këtë qendër do të thotë diçka më shumë, pasi mund të gjeni hapësira çlodhëse dhe të gjelbëruara si dhe 400 vende parkimi të brendshme dhe të jashtme. Brenda saj reklamojnë mallrat e tyre markat më të njohura dhe më cilësoret në të gjithë Europën. Një emër i besueshëm tashmë për Shqiptarët është “CONAD”, që ofron blerje të sigurta dhe përfitime të garantuara në hapësirat e kësaj qendre. “Kristal Center”, një qytet brenda qytetit, ju jep mundësinë të provoni klasin dhe elegancën e kërkuar me anë të markave të njohura te veshjeve siç janë “UPIM” dhe “Eurosonic”, të cilat hapen për herë të parë në Shqipëri. Risinë kjo qendër e sjell në fushën e kinematografisë, brenda saj janë ngritur 2 salla kinemaje me një kapacitet prej 200 vendesh. “Kristal Center” ka menduar për gjithçka, brenda saj mund të gjeni bare, restorante dhe qendra për argëtimin e fëmijëve.

27 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›